Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Birçe Hasko
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Birçe Hasko
KronikeKultureLajmi i fundit

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Birçe Hasko

Published: May 23, 2026
Shpërndaje

Është ndarë nga jeta këtë të premte, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një nga figurat më të dashura dhe të vlerësuara të skenës dhe ekranit shqiptar.

Lajmi i trishtë është bërë publik nga aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, i cili i ka dedikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Reagimi i Mevlan Shanës:

- Publicitet -

Ka ikur Birçe Hasko.

Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare.

Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtërisë së interpretimit.

Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë mik e bashkëpunëtor.

Birçe Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin popullor të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar.

Ai lindi në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942. Fillimisht u formua si mësues, përpara se t’i përkushtohej artit.

Më pas studioi për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe kontribuoi edhe si pedagog, duke edukuar breza të rinj artistësh në mjeshtërinë e interpretimit.

Hasko cilësohej si “mjeshtër i karaktereve”, interpretoi dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, duke spikatur për realizmin, humorin dhe natyrshmërinë që sillte në personazhet e tij.

Ai ishte pjesë e disa prej filmave më të njohur shqiptarë të viteve 1970-1990 dhe më pas.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  • Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  • Nafta nga Gjiri rikthehet në nivelet e mëparshme, pse vazhdon të shtrenjtohet në tregjet ndërkombëtare?
  • Miratohet në parim te Ligjet, propozimi i PS-së për hartën e re Territoriale
  • Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  2. Flamur on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  3. Ska rendesi on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  4. Safet on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  5. K R on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?