Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qendro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qendro
AktualitetKulture

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qendro

Published: July 4, 2026
Shpërndaje

Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur Koço Qendro, një prej figurave më të spikatura të teatrit, estradës dhe kinematografisë shqiptare, e po ashtu një nga aktorët më jetëgjatë të kinematografisë shqiptare.

Koço Qendro ishte ndër themeluesit e Estradës Profesioniste të Korçës në fillim të viteve ‘60 dhe më pas pjesë e trupës së teatrit Andon Zako Çajupi ku interpretoi për dekada. Për kontributin e tij aktori i dashur është nderuar me Urdhërin “Naim Frashëri” dhe titullin “Ambasador i Qarkut të Korçës”.

I lindur më 15 maj 1927 në Senicë të Delvinës, Koço Qendro e lidhi jetën dhe karrierën e tij me Korçën, qytet ku u bë një nga themeluesit dhe artistët më përfaqësues të teatrit dhe estradës profesioniste. Koço Qendro u kthye në një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Roli i Harpagonit në komedinë “Kopraci” të Molierit mbetet një nga interpretimet më të spikatura në historinë e teatrit shqiptar. Ai e interpretoi këtë personazh në periudha të ndryshme të jetës, duke u rikthyer në skenë edhe në një moshë shumë të thyer dhe duke dëshmuar se pasioni për artin nuk njeh kufij.

- Publicitet -

Në kinematografi, Koço Qendro la gjurmë me interpretimet në filma si “I teti në bronz”, “Përballimi”, “Agimet e stinës së madhe”, “Vendimi” dhe prodhime të tjera që mbeten pjesë e fondit të artë të filmit shqiptar.

Përveç aktrimit, ai dha një kontribut të çmuar në ruajtjen e historisë së teatrit korçar, duke dokumentuar kujtime, ngjarje dhe figura që kanë ndërtuar traditën e skenës shqiptare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shpërthen depozita e karburantit te ‘Brryli’, plagosen tre punonjës, shembet godina pranë saj
  • Horoskopi 9 Shtator 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  • Ndryshimi i protestës në ditën 101

Komentet e Fundit

  1. durrsaku on ‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
  2. E on Nuk është anti-emigracioni: Çfarë po e bën partinë e ekstremit të djathtë AfD kaq të suksesshme në Gjermani
  3. Mentori on Ndryshimi i protestës në ditën 101
  4. E on Ndryshimi i protestës në ditën 101
  5. Mentori on Ndryshimi i protestës në ditën 101

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?