Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Asociacioni i Gazetarëve dënon riviktimizimin e grave nga media
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Asociacioni i Gazetarëve dënon riviktimizimin e grave nga media
AktualitetKronike

Asociacioni i Gazetarëve dënon riviktimizimin e grave nga media

Published: October 2, 2026
Shpërndaje

Media të ndryshme kanë publikuar sekuenca apo edhe emrat e grave dhe vajzave të përfshira pa dijeninë e tyre në këto video.

“Një raportim i tillë nuk i shërben interesit publik, por vetëm e thellon dëmin dhe riviktimizimin e tyre,” thuhet në deklaratën e AGSH-së.

Ngjarja e ditëve të fundit, ku pamje me karakter privat qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale dhe aplikacionet e komunikimit, u shoqërua edhe me raportime në disa media online që ekspozuan detaje, pamje apo të dhëna që çuan në identifikimin publik të personave në video, duke nxitur një valë denigrimi në rrjet.

- Publicitet -

Lidhur me këtë situatë, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shprehu shqetësim të thellë për mënyrën se si disa media dhe individë të lidhur me profesionin e gazetarisë kanë kontribuar në përhapjen e materialeve. Organizata u bëri thirrje të gjitha redaksive dhe gazetarëve që të ndalojnë menjëherë publikimin e videove, fotografive, emrave, inicialeve apo çdo informacioni tjetër që mundëson identifikimin e grave të përfshira.

Një pikë e veçantë shqetësimi në reagimin e Asociacionit lidhet me raportimet se ndër personat që kanë shpërndarë fillimisht këto materiale intime dhe kanë ndihmuar në përhapjen e tyre ka qenë edhe një gazetar.

AGSH theksoi se, nëse këto raportime konfirmohen, një veprim i tillë bie në kundërshtim të plotë me parimet themelore të etikës dhe përgjegjësisë profesionale të fushës.

“Gazetarët duhet të mbrojnë dinjitetin dhe privatësinë e viktimave, jo të bëhen pjesë e cenimit të tyre të mëtejshëm,” vijon reagimi.

AGSH vuri në dukje se krahas përgjegjësisë penale për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe cenim të jetës private, Kodi i Etikës së Gazetarit ndalon rreptësisht identifikimin e viktimave të abuzimit dhe publikimin e materialeve që cenojnë dinjitetin njerëzor pa ekzistuar një interes i lartë dhe i mirëfilltë publik.

Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi se ka nisur hetimet kryesisht pas publikimit dhe shpërndarjes masive në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime të personazheve të njohura.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Tiranës bëri të ditur se Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka nisur veprimet hetimore për të identifikuar adresat IP dhe të dhënat e tjera të faqeve apo profileve që kanë publikuar dhe shpërndarë këto materiale. Paralelisht, autoritetet po ndjekin procedurat për fshirjen dhe heqjen e videove nga platformat online ku janë ngarkuar. / Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?