Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ata habiten që ne shkojmë në SPAK”, Veliaj ironizon opozitën: I sheh në ballkon ose paralele!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Ata habiten që ne shkojmë në SPAK”, Veliaj ironizon opozitën: I sheh në ballkon ose paralele!
AktualitetPolitike

“Ata habiten që ne shkojmë në SPAK”, Veliaj ironizon opozitën: I sheh në ballkon ose paralele!

Published: May 9, 2024
Shpërndaje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar opozitën, teksa u shpreh se “ata habiten që ne shkojmë në SPAK”.

“I sheh në ballkon ose paralele, dhe pyet veten se çfarë kanë bërë për qytetin tonë”, deklaroi kryebashkiaku, teksa shtoi opozita i sulmon për shkak se nuk di të bëjë një program.

“Ata habiten që ne shkojmë në SPAK, që duartrokasim drejtësinë, që nuk i fshehim njerëzit në bodrum siç ndodhte në 21 Janar ku u fshehën në bodrum dhe quajtën lavire bulevardi prokuroren”, theksoi Veliaj.

- Publicitet -

Ai u shpreh se familja e PS nuk është perfekte por theksoi se kanë aftësi reflektuese dhe vetëshëruese.

“Ne nuk jemi familje perfekte, kemi dhe ne korrigjimet tona, mësimet tona për të nxjerrë, reflektimet tona për të pasur, por jemi ende sot familja me e madhe më patriotike dhe shtetformuese që ka Shqipëria”, deklaroi Veliaj.

“Teksa po përgatitemi edhe po sulmohemi, sepse pala tjetër nuk di të bëjë një program. I sheh në ballkon ose paralele, dhe pyet veten se çfarë kanë bërë për qytetin tonë.

Ata na sulmojnë sepse nuk e kanë dot qëndrimin tonë ndaj drejtësisë. Nuk tronditen nga arritjet tona sepse i kanë bërë edhe ata të jetojnë më mirë.

Edhe ballkoni ku mallkohemi çdo natë iu është trefishuar vlera e pronës. Edhe paralelja ku gajasemi çdo mëngjes, e gjitha ajo zonë kodrinore është katërfishuar vlera e pronës. Ata pataksen nga mënyra se si ne e shohim shtetit. Ata e shohin shtetin për ta shqyer ndërkohë që ne themi që shteti ka disa struktura që bëjnë punë dhe struktura që kontrollojnë punën e atyre që punojnë.

Nëse ka një anomali është normale që do të duhet të adresohet. Ata habiten që ne shkojmë në SPAK, që duartrokasim drejtësinë, që nuk i fshehim njerëzit në bodrum siç ndodhte në 21 Janar ku u fshehën në bodrum dhe quajtën lavire bulevardi prokuroren.

Habiten që Parlamenti voton reformën në drejtësi, gjithë buxhetin e nevojshëm dhe logjistikën për Reformën në Drejtësi.

Habiten që ne kemi një aftësi reflektuese, vetëshëruese, për të përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme realitetin në Shqipëri.

Ne nuk jemi familje perfekte, kemi dhe ne korrigjimet tona, mësimet tona për të nxjerrë, reflektimet tona për të pasur, por jemi ende sot familja me e madhe më patriotike dhe shtetformuese që ka Shqipëria”, tha Veliaj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  • Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?