Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati i dështuar me bombë ndaj biznesmenit ‘armik’ të Florenc Çapjas, Apeli dënon me 25 vite burg autorin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentati i dështuar me bombë ndaj biznesmenit ‘armik’ të Florenc Çapjas, Apeli dënon me 25 vite burg autorin
AktualitetKronike

Atentati i dështuar me bombë ndaj biznesmenit ‘armik’ të Florenc Çapjas, Apeli dënon me 25 vite burg autorin

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, me 25 vite burg për Astrit Sinanajn, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin, më 6 maj 2017, duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu dhe mund të kishte shkaktuar masakër të vërtetë. Pavarësisht përpjekjeve të avokatit për ta zbutur këtë verdikt në shkallën e dytë, rezultoi e pasuksesshme. Më korrik 2020, Gjykata e Elbasanit e shpalli fajtor dhe dënoi me 25 vite burgim Astrit Sinanajn, të akuzuar për 4 vepra penale; “vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “mbajtjes pa leje të armëve shpërthyese”, “shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Për Sinanajn, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 30 vite burgim. Ndërsa personi tjetër i pandehur në këtë çështje për akuzën e “moskallëzimit të krimit”, Thanas Thoma, një ish-punonjës kazinoje në Elbasan, është dënuar me 10 muaj burgim. Për Thomën, prokuroria kishte kërkuar në pretencën e saj, dënimin me 1.6 vite burgim.

Sipas dosjes së prokurorisë, Sinanaj kishte tentuar të vriste me tritol biznesmenin Verzivollin. Ky i fundit dëshmoi në gjykatë se sulmi me tritol ndaj tij ishte financuar nga Florenc Çapja, pasi ai nuk ka asnjë njohje me Astrit Sinanaj. Por Sinanaj kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi rezulton i dënuar me 8 muaj burg për “mbajtjen pa lejë të armëve” dhe besohet se mund të jetë paguar. Sinanaj është dyshuar nga policia edhe për vendosjen e tritolit në hyrje të një tjetër klubi nate në Elbasan, në pronësi të K.M., por për shkak të mungesës së provave kjo çështje tashmë është pezulluar. Sipas akuzës së Elbasanit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 6 maj 2017, ku Sinanaj ka tentuar të vrasë me 1 kg tritol C4 biznesmenin Fuad Verzivolli. Lënda shpërthyese është vendosur poshtë një automjeti tip “Golf”, në pronësi të Verzivollit dhe ka qenë e montuar duke u aktivizuar nga distanca. Por kjo tentativë ekzekutimi me tritol ka dështuar, pasi siç thotë prokuroria e Elbasanit, ka qenë një berber aty pranë që ka vënë re pakon e dyshimtë dhe sinjalizoi shoferin. Në gjyq ai tha se kishte kujtuar se kishte fituar në lojëra fati, pasi besoi se qesja poshtë makinës mund të ishte me lekë. Nga ana tjetër prokuroria shpjegon se Astrit Sinanaj, është njeriu që ka vendosur këtë sasi tritoli dhe e ka aktivizuar nga distanca me telefon. Por për shkak të mekanizmit të gabuar, ka plasur vetëm kapsolla dhe jo sasia e 1 kg e tritolit. Nëse do të plaste kjo e fundit, atëherë pasojat do të ishin shumë të rënda, jo vetëm për makinën, por edhe për biznesmenin Fuad Verzivolli.

- Publicitet -

“Nuk kam njohje me të pandehurin Astrit Sinanaj dhe Thanas Thoma dhe nuk kam konflikte me to, nuk i kam parë as si fytyra këta persona dhe s’kam asnjë konflikt në Elbasan. S’e di mekanizmin se si ka ndodhur ngjarja, atë e di Astriti”, tha shënjestra në proces. Sinanaj është strehuar në shtëpinë e Gent Kllogjerit dhe aty besohet se ka ndërruar dhe rrobat, për të fshehur gjurmët. “Astrit Sinanaj nuk ka asnjë gjë me mua, por ai për këtë akt kriminal do merrte lekët, të tregojë se kush do ja jepte lekët. Lekët do i merrte nga Florenc Çapja dhe nga burgu ai ka dalë në 4 prill. Ky as me njeh, as e njoh. Bëjnë plane të bukura. Ka marrë lekët dhe kështu i ka bërë planet”, ka vijuar Verzivolli, pa treguar përplasjet me familjen Çapja. Ndërkohë gjatë procesit të gjykimit prokuroria ka shpalosur dhe një provë tjetër, një përgjim ambiental mes Astrit Sinanaj dhe shokut të tij Thanas Thoma. Në ambientet e qelisë, Astriti porosit Thanasin që kur ta marrin në pyetje oficerët, të mos flasë fare për ngjarjen duke i thënë: “Për këtë që na kanë thirrur s’ka asnjë  fjalë…ne atë ditë”. Ndërsa Thanasi ia kthen: “E ç’na mori më qafë ne!”. Gjithashtu prokuroria shton se nga pamjet filmike të regjistrimit të bisedave rezulton se nga shenjat dhe gjestet e bëra nga Astriti dhe konkretisht vendosja e dorës tek goja dhe tek veshi në kuptim që t’i lë me dije bashkëbiseduesit se po përgjohen.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?