Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati me dy shqiptarë të vdekur në Zvicër, nis gjyqi për një nga autorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentati me dy shqiptarë të vdekur në Zvicër, nis gjyqi për një nga autorët
KronikeLajmi i fundit

Atentati me dy shqiptarë të vdekur në Zvicër, nis gjyqi për një nga autorët

Published: April 21, 2024
Shpërndaje

Dy persona të armatosur hynë në një kafene të Bazelit në vitin 2017, duke vrarë dy klientë dhe duke plagosur një tjetër. Një nga autorët u dënua me burgim të përjetshëm, i dyti do të gjykohet të hënën.

Faktet datojnë në mars të vitit 2017. Dy shqiptarë të armatosur me pistoleta hynë në një kafene të Bazelit dhe njëri prej tyre vrau “me gjakftohtësi” dy burra dhe plagosi rëndë një të tretë. Viktimat u identifikuan si Mirjan B., 28 vjeç dhe Gent S., 39 vjeç ndërsa i plagosur mbeti Festim D., 24 vjeç. Një nga viktimat, Mirjan B, kishte shkuar në Zvicër nga Italia. Personi i parë i cili është qëlluar me armë ishte Festim D. U qëlluan pesë të shtëna. Njëri prej autorëve është gjykuar tashmë në shtator 2018 dhe është dënuar me burgim të përjetshëm . I dyti, një 53-vjeçar shqiptar, do të dalë të hënën para gjykatës penale të qytetit Bazel për t’u përgjigjur për veprimet e tij. Pas vrasjeve ai iku, ndryshe nga bashkëpunëtori i tij, një 48-vjeçar shqiptar. Ky i fundit u dorëzua vullnetarisht të nesërmen në një patrullë policie.

I akuzuari është i njohur për policinë. Ai tashmë është dënuar disa herë dhe është burgosur për disa vite për trafik droge në Zvicër, Gjermani dhe Holandë. Krimi i tij i përgjakshëm i vitit 2017 dyshohet se kishte për qëllim “të demonstronte dhe konsolidonte fuqinë e grupit të tyre të paidentifikuar”, sipas aktakuzës. Ekspertët i kanë lidhur këto vrasje me mafian shqiptare. Kjo do të ishte një shlyerje e llogarive në lidhje me borxhet e papaguara. Një nga bastionet e kësaj organizate kriminale ndodhet në Bazel, sipas ekspertit të mafias Jürgen Roth.

- Publicitet -

Autoritetet nuk janë të sigurt se kush qëlloi pesë të shtënat. Për këtë arsye prokuroria kishte akuzuar tashmë bashkëpunëtorin në vitin 2018 si autor. Dhe edhe nëse rezulton se nuk është kështu, shkurtimi i dënimit mbetet i pamundur, sepse ai ishte plotësisht i përfshirë në vrasje, sipas prokurorit: “Ai vepronte pa skrupuj dhe donte të vinte drejtpërdrejt jetën e njerëzve në rrezik”. Në 2017 Media zvicerane “20min” nga shumë burime ka zbuluar që shkaku i gjakderdhjes makabre ka ardhur si pasojë e grabitjes së dy kilogram heroine. Së paku, njëri nga viktimat ka qenë pjesë e grabitjes së drogës. E njohur është se viktimat qëndronin si turistë në Zvicër, sipas gjithë gjasave të lidhur me rrjetin e bandave narko-trafikante, shkruan më tej media zvicerane.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?