Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I kam dhënë SPAK-ut tri adresat dhe njerëzit që shesin floririn e Krrabës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “I kam dhënë SPAK-ut tri adresat dhe njerëzit që shesin floririn e Krrabës”
KronikeKryesore

“I kam dhënë SPAK-ut tri adresat dhe njerëzit që shesin floririn e Krrabës”

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

 

Si kryeministër, Ilir Meta u akuzua nga ish- kryetari i Partisë Demokratike për grabitjen e thesarit të shtetit në Kërrabë. Gjithsej, ishin zhdukur 280 kilogramë flori.

Berisha, i drejtohej Metës me epitetin “Ilir Floriri”. Inventari u bë në 7 prill të vitit 2000, plot 3 vite më vonë nga momenti kur mendohej se ishte bërë grabitja.

- Publicitet -

“Ai me ça ka thënë vetë, e provon që ishte vjedhur floriri por shmangte veten, nuk shmangte dot ama pse nuk kishte bërë inventarin që u bë në prill 2000 dhe nuk e bëri që kur erdhi kryeministër”, u shpreh avokat Idajet Beqiri.

Ai ka bërë një padi në SPAK për këtë çështje. Në dosje, ai përmend me emra konkretë dy persona, që sipas tij kanë transportuar arkat me flori.

Në mënyrë të mistershme, ai thotë se ata janë ndarë nga jeta mjaft të rinj.

“Dëshmitarë të tjerë, një është në Durrës, dëshmitare femër, që e shet edhe sot, mundesh të vesh nëse do jetë serioz SPAK, ia kam dhënë emër mbiemër ku shitet sot floriri Krrabës. Në Pragë, Çeki, 3 dyqane, i kam dhënë emër mbiemër edhe kush shet floririn e Krrabës në Selanik”, tha Beqiri.

Ajo çështje mbeti përherë në nivele të akuzave politike. Padia penale që bëri shumë vite më vonë avokati Beqiri u pushua nga SPAK.

“Biznesi i vizave”, dëshmitë: Si u forcuan pozitat e dyshes “Meta-Kryemadhi” në hapat e parë

Në vitin 1995 Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e FRESSH për Tiranën. Interesant ishte fakti që komisionin zgjedhor e drejtonte partneri i saj Ilir Meta. Po atë vit, Meta u zgjodh kryetar i FRESSH. Kryetare e Komisionit zgjedhor ironikisht ishte Monika Kryemadhi. Fushata ishte agresive. Në fund, të gjithë ata që mendonin ndryshe, u mënjanuan pasi Ilir Meta mori drejtimin e FRESSH.

“Është futur temperamenti i tij për karrierë, arrivizmi, natyrisht i justifikueshëm për karrierë në #politikë. Po bërë karrierë do përdorësh edhe brryla. pati përplasje mes tij e Majkos kush do drejtonte forumin, gjetën një të mesme, e ndanë, postaj herë Pandi e herë Meta”, u shpreh ish-deputeti Braho.

“Si u bë 23 vjeç deputet etj, u bë pikërisht nga kjo shkollë në thonjëza që krijoi Berisha dhe i hodhi këtej dmth, këta deputetë u bënë në kuadrin e asaj që kontrolloheshin, Iliri dihej që ishte me dosje dhe e pruri si të besuar Saliu dhe u çua në një zonë nga më të sigurtat që ishte Skrapari”, tha avokat Beqiri.

Në vitin 1995, Monika Kryemadhi u zgjodh zëvendëspresidente e Internacionales Rinore Socialiste. Partneri i saj Meta ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste. Ata fituan pushtet të madh brenda partisë për raportet që kishin me ndërkombëtarët. Madje, favoret që bënin duke u siguruar viza të rinjve të FRESSH, ishin metoda që i fuqizoi duke shtrirë ndikim. Shpesh organizoheshin delegacione me të rinj që udhëtonin në Perëndim. Disa prej tyre, nuk ktheheshin pas.

“Më shumë është parë si ndofta një tip biznesi”, u shpreh deputeti Koçi.

“Afera e madhe që kanë bërë ka qenë me viza, shkonin në ambasada me dëng, thonin i kemi të besuar të Partisë, me firma e vula. Po të vesh në ambasada, se di sa kohë ruhen në arkiva të shohësh kërkesat e bëra nga Meta dhe Kryemadhi për viza në emrin e asaj që janë të partisë sonë etj, janë marrë aq shumë e përkundrejt shumave të mëdha”, tha avokat Idajet Beqiri. / TemA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pishina e peshkaqenëve
  2. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  3. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  4. Aleksander on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. demo on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?