Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhje grupi këtë të enjte.
Kjo mbledhje pritet të zhvillohet në orën 11:00, në Pallatin e Brigadave.
Axhenda e plotë është bërë me dije ndërsa fokusi mbetet tek drejtësia për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Mësohet se Kreu i Partisë Socialiste do të hapë mbledhjen me fjalën e tij, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për punët dhe projektet në zbatim.
Sipas axhendës, mbledhjen e mbyll kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
