Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balla debat me Tabakun: Ti zonjë nuk rri në seancë! Jemi të gatshëm t’u pranojmë propozimet, por jo me dhunë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Balla debat me Tabakun: Ti zonjë nuk rri në seancë! Jemi të gatshëm t’u pranojmë propozimet, por jo me dhunë
Politike

Balla debat me Tabakun: Ti zonjë nuk rri në seancë! Jemi të gatshëm t’u pranojmë propozimet, por jo me dhunë

Published: April 9, 2026
Shpërndaje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të enjte ka pasur një debat me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun, e cila tha se në Konferencën e Kryetarëve nuk ishte rënë dakord për kalendarin, sepse mazhoranca propozoi të prezantohen edhe ndryshimet e rregullores pas zbardhjes nga Gjykata Kushtetuese.

Pas kësaj, Balla iu përgjigj Tabakut duke i thënë se ajo nuk ka qëndruar në Konferencën e Kryetarëve dhe është larguar pa ditur se çfarë është diskutuar.

“Në Konferencën e Kryetarëve nuk kemi diskutuar kurrsesi për propozime për ndryshime të rregullores së Kuvendit. Ndërkohë kemi diskutuar vetëm për detyrimin që ka Kuvendi që menjëherë Gjykata Kushtetuese të zbardhë vendimin e saj. Citoj këtu se Gjykata Kushtetuese është në shkelje të ligjit të vet, sepse sipas datës ajo duhet të kishte zbardhur vendimin e vet. Ndërkohë ne nuk kemi hyrë fare tek pjesa e propozimeve për ndryshime të rregullores.

- Publicitet -

Kemi rënë dakord për procesverbalin, ti zonjë ke ikur nga salla dhe nuk ke qenë prezent. Sa i përket çështjes për nocionin për debat, nuk ka pasur vërejtje dhe e di që ke ardhur këtu dhe thua se qeveria shqiptare nuk ka raportuar fare sa i përket procesit për integrimin në BE.

Ja ku i keni të katër raportet sa i përket nenit 19 të raportit tek komisioni sot për Europën dhe Punë të Jashtme, qeveria e ka bërë këtë pjesë. Natyrisht do të vijmë edhe tek pjesa që lidhet me këtë debat dhe diskutimin në Konferencën e Kryetarëve me propozimin, për të cilin nuk kemi pasur dakordësi. Këtu duhet të jemi të qartë. Unë kam thënë në Konferencë se në datën 7 ose 14 maj, ndërkohë ju thoni që e doni menjëherë, ndaj duhet të votohet.

Ne jemi të gatshëm të miratojmë edhe juve propozimet, por jo me forcë dhe as me dhunë. Nëse doni që të vini, t’i prezantoni, t’i negocioni, ti diskutojmë dhe të vijmë t’i miratojmë”, u shpreh Balla.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  2. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  3. Anonymous on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  4. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?