Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balla në Lushnjë: ‘Non grata’ i përket së shkuarës, s’e ka emrin as në listën e votimit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Balla në Lushnjë: ‘Non grata’ i përket së shkuarës, s’e ka emrin as në listën e votimit!
Politike

Balla në Lushnjë: ‘Non grata’ i përket së shkuarës, s’e ka emrin as në listën e votimit!

Published: April 23, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Ballagatit në Lushnjë, nga ku është shprehur se emri i non gratës tashmë është një e shkuar politike, ku as në fletë votimi nuk gjendet më pasi emri i tij është fshirë edhe nga lista.

Balla theksoi se sapo Amerika e shpalli non grata, Saliu nuk ka më emër në fletë votimi, ndaj u bëri thirrje qytetarëve që të mendohen mirë para se t’i japin votë Saliut pasi ai do ta përdori atë kundër Amerikës. “Në ekipin përballë nesh është Saliu i cili ka fshirë emrin e tij dhe ka vendosur emrin e Ilir Metës. Tani le të më thotë demokrati më i paepur i Mallakastrës, kujt do ja japim votën më 14 maj, Ilir Metës, Nard Ndokës apo Vangjel Dules. Në fletën e votim koalicioni quhet “Bashkë Fitojmë” Ilir Meta, sepse le të përpiqet sa të dojë non grata, emri nuk i del më në fletë votimi. Sapo e shpalli Amerika non grata nuk ka më emër në fletë votimi dhe unë mendoj që kjo është diçka që njerëzit duhet ta mendojnë mirë, për çfarë duhet t’i japim ne një votë Sali Berishës sepse po i dhamë votë ai do ta përdorë atë kundër Amerikës.

Prandaj unë mendoj që populli i kësaj zone duhet t’i bashkohet Eriseldës dhe Edi Ramës sepse e vërteta është që me votën që ju dhatë në 6 mars ne krijuam një model të ri në qeverisjen e bashkisë”, u shpreh Balla. Gjithashtu Balla theksoi se vetëm qeveria me Edi Ramën bëri të mundur që të rriten pensionet dhe pagat, apo edhe mbështetja për bujqësinë. “Kush mendon se mund të rrisë pensionet në Shqipëri, qeveria me Edi Ramën apo Ilir Meta me Saliun. Kush mendon se mund të japë mbështetjen për bujqësinë. I kemi provuar të dy,  nuk kam gjë me kandidatin përballë por ka gjetur dyshen e gabuar. Këto ditë qeveria po rrit pensionet, po rrit pagat ku pasi kaluam pandeminë, tërmetin, luftën që po vazhdon mendoj se tani ka ardhur momenti që të fokusohemi tek pagat pasi përndryshe infermierët na ikin në Gjermani. Dhe thonë këta demokratët pastaj jo se po i rrisin për fushatë, por ne këtu do jemi në maj, qershor, në korrik, në gusht.

- Publicitet -

Si rriten këto për fushatë. Ç’lidhje ka  fushata me pagën e infermieres, me pagën e mësuesit. Natyrisht që do i rrisim se ndryshe s’do  të kemi mësues që të na mësojnë gjuhën shqipe. Qëllimi jonë është të ecim përpara, por vetëm me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën ne mund të ecim përpara duke lënë pas njëherë e përgjithmonë të shkuarën”, tha Balla.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Eh on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. rapsodi popullor on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?