Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bamir Topi: Basha duhet të reagojë. Gjendja e vërtetë e PD-së do duket vetëm pas 14 majit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bamir Topi: Basha duhet të reagojë. Gjendja e vërtetë e PD-së do duket vetëm pas 14 majit
AktualitetPolitike

Bamir Topi: Basha duhet të reagojë. Gjendja e vërtetë e PD-së do duket vetëm pas 14 majit

Published: April 10, 2023
Shpërndaje

Partia Demokratike sot është e përçarë, por ish-presidenti Bamir Topi sheh një panoramë edhe më të zymtë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku sipas tij atëherë do të tregohet gjendja e vërtetë. Në një rrëfim në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Topi është shprehur se aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është për interesa personale që vetëm principe nuk ka. “Koalicioni vetëm principe nuk ka, është koalicion puro politik për interesa specifike të këtyre dy personazheve të rëndësishme”, tha ai.

Përtej përçarjes në dy kahe, Topi sheh kaos edhe brenda vetë Partisë Demorkatike zyrtare, e për këtë bën fajtor edhe Lulzim Bashën. Topi tha se ai “duhet të ishte bërë i gjallë”, pasi nesër do të jetë tepër vonë. Ndonëse ka dhënë dorëheqjen, ish kreu i shtetit thekson se ai duhet të ishte aty duke dhënë mendime mbi të ardhmen e partisë. “Kisha pritur që Basha të ishte bërë i gjallë. Ku është? Ai mund të shfaqet nesër, çfarë vlerë ka. (…) Ajo situatë kaotike te PD zyrtare vjen edhe për shkak të mungesës së Bashës”, shtoi ish presidenti.

Nga ana tjetër, sulmet e Sali Berishës ndaj Yuri Kim, diplomates amerikane, për Topin janë të pritshme, pasi thekson se në memorien e tij politike, mban mend që ish kryeministri ka pasur marrëdhënie të dyfishtë me ta. Fajtor, e bën edhe për faktin se përse në PD nuk ka emra të rinj që synojnë që të marrin drejtimin e partisë. Ai bën një krahasim, duke e quajtur Berishën “si agronomi që pret filizat e rinj të një peme”. “Unë kam memorie të gjithë sjelljen e Berishës me ambasadorët amerikanë, ka qenë një sjellje e dyfishtë. Një sjellje atipike e një politikani të lartë që ndryshe të pret dhe ndryshe të përcjellë. Një sjellje që akumulon urrejtje”, tha Topi.

- Publicitet -

“Kemi një agronom që pret vetëm filizat e reja dhe lë të vjetrat dhe kështu pema tenton të thahet”, shtoi ai. Për kryeministrin Edi Rama, Topi thotë se është i shqetësuar e për këtë jep argumentet e tij. “Njeriu duhet të shqetësohet kur i merr të gjitha, kur s’ka opozitë, kur rruga i duket pa asnjë lloj pengese dhe ka shumë njerëz që e duartrokasin se ajo rrugë kur vendi ka mijëra probleme pa fund, tregon që ajo rrugë është qorrsokak dhe nuk të çon në asnjë vend. Pas zgjedhjeve do ketë probleme të forta, që kanë të bëjnë me funksionimin e shteti dhe demokracisë”, tha Topi. Në fund, tha se një gjë e tillë do të ndryshonte me krijimin e një sistemi të ri të zgjedhjes, ku mund t’i jepet mundësia të rinjve për të konkurruar të lirë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  • BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit
  • Ish-Presidenti i Sirisë dënohet me vdekje, Gjykata e shpall fajtor për krime lufte
  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët

Komentet e Fundit

  1. alibaba me 40 hajdutet on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. M.Hajati on Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  3. Abby Conner on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  4. Vari preçisionin on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Ethem Lalaj on Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?