Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banka e Shqipërisë e “lëshon” kursin: Euro prek minimum të ri historik, dollari në nivelin më të ulët që nga 2008
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Banka e Shqipërisë e “lëshon” kursin: Euro prek minimum të ri historik, dollari në nivelin më të ulët që nga 2008
AktualitetEkonomi

Banka e Shqipërisë e “lëshon” kursin: Euro prek minimum të ri historik, dollari në nivelin më të ulët që nga 2008

Published: August 20, 2024
Shpërndaje

Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, duke vendosur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 99.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia vjetore e kursit të këmbimit euro-lek tashmë po thellohet përsëri dhe ka arritur tashmë në afërsisht 6%.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, arsyeja kryesore e rënies së euros në javët e fundit është tërheqja e Bankës së Shqipërisë nga kontrolli mbi kursin e këmbimit të lekut me monedhën europiane. Qysh prej muajit maj, Banka e Shqipërisë kishte nisur ndërhyrjen në tregun valutor, për të mos lejuar rënien e euros poshtë kufirit të 100 lekëve.

Banka qëndrore arriti ta mbante kursin sipër këtij kufiri psikologjik deri në dhjetë ditët e para të muajit gusht. Por, më datë 12 gusht euro ra për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve, ndërsa një tendencë e ngadaltë rënëse ka vijuar edhe në ditët në vijim. Tregu priste një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë për ta kthyer euron sipër kufirit të 100 lekëve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

- Publicitet -

Banka e Shqipërisë nuk ka komunikuar arsye për këtë ndryshim disi të papritur të qasjes së saj ndaj kursit të këmbimit. Në përgjithësi, banka qendrore është treguar e rezervuar në publikimin e të dhënave për ndërhyrjet direkte në tregun valutor. Madje, Guvernatori Gent Sejko, refuzoi të bënte publike shifra edhe në raportimin e tij para Kuvendit, duke shpjeguar se ky informacion do të jepet sipas afateve të përcaktuara nga banka qendrore për ndërhyrjet në tregun e parasë, me një kohë vonesë prej rreth tre muajsh.

Zyrtarisht, Banka e Shqipërisë e ka argumentuar ndërhyrjen në kursin e këmbimit me objektivin e saj kryesor ligjor, atë të shënjestrimit të inflacionit. Këtë vit inflacioni ka zbritur poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë dhe në korrik shënoi nivelin 2.1%, në nivelet më të ulëta në afërsisht tre vitet e fundit. Moslejimi i një forcimi të mëtejshëm të lekut kishte synim të frenonte rënien e mëtejshme të inflacionit.

Ndërkohë, leku po vazhdon të forcohet edhe në kursin e këmbimit me monedhat e tjera kryesore. Pjesërisht, kjo i detyrohet forcimit ndaj euros, që ngelet valuta referuese edhe në përcaktimin e kursit të lekut me valutat e tjera. Gjithashtu, zhvlerësimi i valutave të tjera dhe kryesisht dollarit amerikan në tregjet e huaja po ndikon në rënien e tyre edhe ndaj lekut.

Dollari amerikan u këmbye të martën me 89.93 lekë, duke prekur nivelin më të uëlt që prej fundit të vitit 2008. Forcimi i lekut ka patur një ndikim të konsiderueshëm në uljen e inflacionit dhe ka favorizuar importuesit e mallrave dhe të shërbimeve nga jashtë. Efekte pozitive nga forcimi i lekut në përgjithësi ka patur edhe qeveria shqiptare, sepse kursi i këmbimit ka qenë faktori me ndikimin kryesor në uljen e borxhit publik në vitet e fundit.

Gjithashtu, huamarrësit në euro me të ardhura në lekë kanë patur përfitime të konsiderueshme në uljen e vlerës së huasë dhe kësteve të saj. Por, forcimi i lekut ka goditur eksportet shqiptare. Për 7-mujorin, eksportet e mallrave ishin në rënie me 14.5%. Një lek gjithnjë e më i fortë, i ndërthurur me presione të larta nga tregu i punës për rritjen e pagave, po godet edhe sektorin e shërbimeve, duke filluar nga turizmi. Gjithashtu, forcimi i lekut po ndikon negativisht edhe familjet përfituese të remitancave, duke ulur të ardhurat e tyre të disponueshme në lekë./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?