Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bardhi: Do të hyjmë në zgjedhje, KAS regjistroi PD me n/kryetar Alibeajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Bardhi: Do të hyjmë në zgjedhje, KAS regjistroi PD me n/kryetar Alibeajn
Politike

Bardhi: Do të hyjmë në zgjedhje, KAS regjistroi PD me n/kryetar Alibeajn

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, gjatë një interviste televizive deklaroi se PD do të hyjë në zgjedhjet vendore të 14 Majit.  Ai theksoi se vendimi i KAS-it regjistron Partinë Demokratike në zgjedhje me nënkryetar Enkelejd Alibeajn në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë.

Bardhi tha se ka bërë betejë gjatë këtyre ditëve që opozita të hyjë e unifikuar në zgjedhje. Ai u shpreh se PD duhet të marrë pjesë në zgjedhje, pasi e kundërta sjell efekte afatgjata për PD-në.

 

- Publicitet -

Blendi Fevziu: Do hyni në zgjedhje zoti Bardhi?

Gazment Bardhi: Patjetër zoti Fevziu.

Blendi Fevziu: Do keni 61 kandidatë?

Gazment Bardhi: E gjithë beteja e bërë edhe gjatë këtyre ditëve ka qenë pjesëmarrja e PD në zgjedhje. Kam qenë në këtë studio, por edhe në dalje të tjera mediatike, kam tentuar gjetjen e një rruge për të dalë të bashkuar në zgjedhje dhe kam patur vetëm një kusht, që PD e Shqipërisë të merrte pjesë në zgjedhje.

Blendi Fevziu: Do merrni pjesë në zgjedhje?

Gazment Bardhi: Absolutisht po. Edhe për faktin sepse nuk mund të mendohet partia sot për sot. Mospjesëmarrja apo mosregjistrimi i PD në zgjedhje sjell efekte afatgjata për PD-në që do të thotë në zgjedhjet e ardhshme humbim komisionerët, humbim kohën televizive që ndahet mes partive, humbim financimin e fushatës, financimi i ligjshëm i fushatave zgjedhore dhe do të ishim një lloj siç ishim në 2020 në dorën e Edi Ramës që të fusnim një dispozitë tranzitore në ligj siç bëmë në 2020 për shkak të mospjesëmarrjes në zgjedhje në 2019.

Blendi Fevziu: Do nxirrni kandidatë në 61 bashkitë e Shqipërisë?

Gazment Bardhi: Kam një qëndrim timin i cili ka qenë edhe qëndrim i strukturave të partisë që pavarësisht konfliktit që kemi brenda PD do duhet të gjejmë gjuhën për të patur një kandidat të unifikuar të të gjithë opozitës. Nuk bëhet fjalë vetëm për të Partisë Demokratike, por të gjithë opozitës.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Denoncoi “Albanian Files”, policia shoqëron gazetarin holandez, aktivistes që i filmoi i hedhin spraj në sy
  • Izraeli, i përçarë: Eisenkot ka mandatin, ekuacion i ndërlikuar me partitë arabe
  • 6 të vdekur, 15 të plagosur, gjenden të vrarë edhe familjarët e autorit të masakrës në Krakov
  • Gjermania ndërpret furnizimet me raketa Patriot për Ukrainën
  • Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Fraksion i dosjes ‘Veliaj’? Moderatori i njohur TV paraqitet në SPAK
  2. Fjala on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. Rebeluesi on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Dursakja on Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  5. Mentori on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?