Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Baret dhe restorantet kërkojnë punëtorë nga Filipine, sektorit i mungojnë 15 mijë të punësuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Baret dhe restorantet kërkojnë punëtorë nga Filipine, sektorit i mungojnë 15 mijë të punësuar
EkonomiKryesore

Baret dhe restorantet kërkojnë punëtorë nga Filipine, sektorit i mungojnë 15 mijë të punësuar

Published: February 1, 2023
Shpërndaje

Baret dhe restorantet llogarisin mungesë të theksuar prej 15,000 vende të lira pune në sektor, ku shkaku kryesor i vakancave të burimeve njerëzorë, është largimi i popullatës në emigracion.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi për Monitor se prej 3 muajsh, për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi po kërkojnë punonjës nga Filipinet. për kthimin në normalitet të sektorit shoqata pohon domosdoshmërinë e plotësimit të 15,000 vendeve të lira të punës.

Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 50,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë. Krizën e fuqisë punëtore sektori e vuajti edhe periudhën e verës, ku shumë bare dhe restorante të zonave bregdetare u detyruar të punësojnë punonjës nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia e Veriut, si dhe të rrisin pagat e vendaseve.

- Publicitet -

Nga marsi pritet rritje e fortë çmimesh

Shoqata e bareve dhe Restoranteve paralajmëron gjithashtu nga marsi do të ketë të fortë të çmimeve, për shkak të kostove të larta nga rritja e pagave dhe shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çjarave.

“Deri tani çmimet e kafes në bare janë rritur tek-tuk 10 deri 20 lekë. nga marsi parashikohet të ketë rritje të fortë të çmimeve, nga kostoja e lartë e rrogave të punonjësve. Rritja e pagave për shkak të mungesës së fuqisë punëtore është shumë e fortë. Krahasuar me vjet në sektorin e bareve dhe restoranteve nuk ka më paga të kamerierëve nën 50,000 lekë të dhe pastrueseve nën 40,000 lekë. E gjitha kjo kosto do të amortizohet të çmimet.

Edhe vlera e investimeve për rinovim baresh apo blerje të tyre është rritur 30 deri 40% më shumë për shkak të shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit. Në kahun tjetër nga importuesit e kafes, çajrave apo produkteve të tjera është paralajmëruar rritje e çmimeve 7-8% më shumë se vjet”, nënvizuan përfaqësues të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Në vend janë gjithsej 17 mijë bare, nga 23 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakortësia për një armëpushim të përkohshmëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025
  • Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  • Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet?
  • Shpëtohen katër turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë, njëri prej tyre ishte me fraktura

Komentet e Fundit

  1. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  2. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  3. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?