Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkimi Evropian dhe BERZH financojnë hekurudhën Vorë-Hani i Hotit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bashkimi Evropian dhe BERZH financojnë hekurudhën Vorë-Hani i Hotit
EkonomiLajmi i fundit

Bashkimi Evropian dhe BERZH financojnë hekurudhën Vorë-Hani i Hotit

Published: February 26, 2024
Shpërndaje

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi miratimin e një kredie €98.75 milionë euro për Shqipërinë, pjesë e një projekti të bashkëfinancuar nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Bashkimi Evropian për rehabilitimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, e cila është aktualisht në ndërtim, pritet t’i shtohet në të ardhmen edhe segmenti Vorë-Hani i Hotit, duke krijuar në këtë mënyrë një lidhje hekurudhore për pasagjerë dhe mallra të shpejtësisë së lartë për në Malin e Zi dhe më tutje. Projekti me vlerë 373 milionë euro financohet me gati 130 milionë euro para dhuratë nga Bashkimi Evropian si dhe kredi të akorduara nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Linja hekurudhore është 120 kilometra e gjatë dhe financimi i saj bëhet në kuadër të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit. Ajo është deri më sot lidhja e vetme hekurudhore.

- Publicitet -

Linjat hekurudhore shqiptare filluan të ndërtohen gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa gjatë kohës së Komunizmit u ndërtuan lidhjet Shkodër-Vlorë, Durrës – Guri i Kuq në Pogradec si dhe dy zgjatime industriale drejt Fier – Ballsh dhe Milot – Klos.

Linjat hekurudhore u braktisën nga udhëtarët për shkak të ngadalësisë së trenave ndërsa investimet aktuale janë të parat në këtë sektor që nga rënia e komunizmit./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda
  • Protestuesit në Vlorë tentojnë të hyjnë me forcë në Muzeun Hebraik, përplasje me policinë
  • 21 persona të plagosur gjatë protestave në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë
  • Trump pezullon sanksionet dhe tarifat ndaj eksporteve ruse
  • Rama – bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania

Komentet e Fundit

  1. K R on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. info analitike on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Doli teveqeli on “Duart e huaja”
  4. Gani USA on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  5. Ethem Lalaj on “Duart e huaja”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?