Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BB: Çmimet e mallrave pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BB: Çmimet e mallrave pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia
AktualitetEkonomi

BB: Çmimet e mallrave pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Sipas Bankës Botërore, çmimet e mallrave këtë vit pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia e COVID-19.

Banka Botërore njoftoi se rënia e çmimeve pritet të sjellë pak lehtësim për rreth 350 milionë njerëz në mbarë botën që përballen me pasiguri ushqimore.

Edhe pse çmimet e ushqimit këtë vit pritet të bien me 8 për qind, Banka Botërore theksoi se ato pritet të jenë në nivelin e dytë më të lartë që nga viti 1975, duke shtuar se deri në muajin shkurt të këtij viti, inflacioni i çmimeve të ushqimit në baza vjetore ishte 20 për qind në nivel global, shifra më e lartë gjatë dy dekadave të fundit.

- Publicitet -

Shefi i zhvillimit ekonomik i Bankës Botërore, Indermit Gill tha se rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës ka ndodhur kryesisht për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike, dimrit të moderuar dhe rialokimeve në tregtinë e mallrave.

“Në terma realë, çmimet e ushqimit do të mbeten në një nga nivelet më të larta të pesë dekadave të fundit. Qeveritë duhet të shmangin kufizimet tregtare dhe të mbrojnë qytetarët e tyre më të varfër duke përdorur programe me objektiv mbështetjen e të ardhurave në vend të kontrolleve të çmimeve”, tha Gill.

Banka Botërore gjithashtu tha se në përgjithësi këtë vit çmimet e mallrave pritet të bien me 21 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimet e energjisë parashikohet të bien 26 për qind.

Në përgjithësi, çmimet e mallrave pritet të bien me 21% në vitin 2023 në krahasim me vitin e kaluar.

Çmimet e energjisë parashikohet të bien me 26% këtë vit.

Çmimet evropiane dhe amerikane të gazit natyror parashikohen të përgjysmohen midis 2022 dhe 2023, ndërsa çmimet e qymyrit pritet të ulen me 42% në 2023.

“Rënia e çmimeve të mallrave gjatë vitit të kaluar ka ndihmuar në uljen e inflacionit total global. Megjithatë, bankierët qendrorë duhet të qëndrojnë vigjilentë pasi një gamë e gjerë faktorësh, duke përfshirë furnizimin më të dobët se sa pritej me naftë, një rikuperim më intensiv në mallra në Kinë, një intensifikimi i tensioneve gjeopolitike ose kushtet e pafavorshme të motit, mund të rindezin presionet inflacioniste”, tha Ayhan Kose, Zëvendës Kryeekonomisti i Bankës Botërore.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Protestuesit sulmuan selinë, PS reagon me… pjesë nga fjalimi Ramës
  • Sulmohet edhe Bashkia, protesta përçan bashkiakët e PD-së në Shkodër
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?