Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve
AktualitetEkonomi

BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve

Published: April 24, 2025
Shpërndaje

Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kap8italin njerëzor. Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet në një paragraf të plotë pikërisht tek potenciali që ka kapitali human në vend dhe çfarë mund të bëhet për të ndikuar pozitivisht në ekonomi vlerësimi i drejtë i tij.

Raporti nënkupton kushte më të mira për të nxitur pjesëmarrje më aktive të pjesës më produktive të kapitalit human diçka që përveçse zhvillon ekonominë kthen edhe investimet në arsim të bëra ndër vite.

“Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar të kapitalit njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin. Vendi përballet me sfida, të tilla si migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nën shfrytëzimi i grupeve ekzistuese të talenteve. Përmirësimi i “shfrytëzimit” të individëve të arsimuar, duke përmirësuar kushtet e tregut të punës për krijimin e vendeve më të mira të punës, nuk do të sjellë vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes rritjes së produktivitetit, por gjithashtu do të maksimizojë kthimin e investimeve në arsim që vendi ka bërë.

- Publicitet -

Nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për trajektoren e Shqipërisë drejt arritjes së statusit të të ardhurave të larta. Mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të çojë në një rritje të konsiderueshme prej 12 për qind të PBB-së për frymë në afat të gjatë. Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe pjesëmarrjes në tregun e punës është kështu thelbësor për nxjerrjen e vendit nga varfëria dhe drejt mirëqenies”, thuhet në raport.

Varfëria pritet të bjerë më tej

Raporti i Bankës Botërore bën një përmbledhje të ecurisë së trajektores së varfërisë nga viti në vit në vend. Kështu sipas këtij raporti mes viteve 2016 dhe 2019, rritja e fortë ekonomike çoi në një reduktim domethënës të niveleve të varfërisë.

“Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar rënien e saj, e nxitur nga një rimëkëmbje e fortë pas pandemisë. Varfëria e bazuar në të ardhura (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6 për qind në vitin 2016 në 32.2 për qind në vitin 2019, ndërsa PBB për frymë u rrit mesatarisht me 5 për qind në vit.

Pas një rritjeje në 33.1 për qind në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5 për qind në vitin 2023 falë rritjes së fortë të PBB-së për frymë, dhe pritet të bjerë më tej me 1.5 pikë përqindjeje në vitin 2024.

Ndërsa pabarazia ka rënë, ajo mbetet e lartë, me një indeks Gini të të ardhurave të ekuivalentuara që arrin në 36 pikë në vitin 2018, më i larti në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9). Në vitin 2025, varfëria pritet të bjerë me 1.1 pikë përqindjeje për të arritur në 19.8 për qind”, thuhet në dokument.

I njëjti vlerëson se masa e Hendekut të Mirëqenies, e cila vlerëson diferencën midis të ardhurave të njerëzve dhe një standardi global të mirëqenies prej 25 dollarësh për person në ditë, nënvizon sfidat e nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse.

“Në vitin 2018, Hendeku i Mirëqenies i Shqipërisë ishte 3.9, duke treguar se të ardhurat do të duhej të rriteshin mesatarisht pothuajse 4 herë për të përmbushur këtë standard mirëqenieje. Norma e punësimit ishte mesatarisht 68.6 për qind në vitin 2024, me punësimin e meshkujve që u rrit me 2.0 pikë përqindjeje, ndërsa normat e punësimit të femrave ranë me 0.3 pikë përqindjeje. Papunësia ra në 9.4 për qind, por papunësia e të rinjve (15–29) mbeti e lartë në 18.9 për qind. Paga mesatare u rrit me 9.8 për qind në vitin 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë”, thuhet në raport.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit
  • FOTO nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë
  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Komentet e Fundit

  1. Ueeeee on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Një banor I Tiranës on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. pune komunistesh, gjelle qensh on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?