Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE bie dakord mbi rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE bie dakord mbi rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale
BoteTeknologji

BE bie dakord mbi rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale

Published: December 9, 2023
Shpërndaje

Evropa arriti të premten një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e përdorimit të inteligjencës artificiale, përfshirë përdorimin e saj nga qeveritë në shqyrtimin e të dhënave biometrike, si dhe mënyrën e rregullimit të sistemeve të inteligjencës artificiale si ChatGPT.

Me këtë marrëveshje politike, BE-ja duket se po shkon drejt shndërrimit në fuqinë e parë të madhe botërore, që miraton ligje që rregullojnë inteligjencën artificiale. Marrëveshja e së premtes mes vendeve të BE-së dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian, erdhi pas gati 15 orësh negociatash që pasuan një debat pothuajse 24-orësh një ditë më parë.

Palët janë vendosura të përcaktojnë detajet në ditët në vijim, të cilat mund të ndryshojnë formën e ligjit përfundimtar.

- Publicitet -

Marrëveshja parashikonte masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale, kufizim në përdorimin e zbatimit të ligjit të sistemeve të identifikimit biometrik, si dhe ndalime në përdorimin e inteligjencës artificiale për të manipuluar ose shfrytëzuar dobësitë e përdoruesve.

Konsumatorët do të kishin të drejtën të nisnin një proces ankimi dhe të merrnin shpjegime domethënëse, ndërsa gjobat për shkelje do të varionin nga 7.5 në 35 milionë euro.

“Historike! BE-ja bëhet kontinenti i parë që vendos rregulla të qarta për përdorimin e inteligjencës artificiale”, shkruante komisioneri i BE-së Thierry Breton, të premten në rrjetin social X.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se rregullat mbi inteligjencës artificiale do të ofrojnë një kuadër ligjor unik për të zhvilluar teknologji të besueshme, që nuk cënojnë sigurinë dhe të drejtat themelore të njerëzve dhe bizneseve.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në shqyrtimin e të dhënave biometrike kishte vënë përballë politikëbërës, që donin ta përdornin atë për qëllime të sigurisë kombëtare e mbrojtjes, me ata ligjvënës të BE-së, që donin t’i ndalonin ato, për shkak të shqetësimeve lidhur me privatësisë.

Qeveritë në mbarë botën po kërkojnë të balancojnë avantazhet e teknologjisë, e cila mund të kryejë biseda të ngjashme me ato që bëjnë njerëzit, t’u përgjigjet pyetjeve dhe të shkruajë kode kompjuterike, me nevojën për të vendosur mure mbrojtëse.

Rregullat ambicioze evropiane mbi inteligjencën artificiale vijnë pasi kompani si OpenAI, në të cilën kanë investuar kompani si Microsoft-i, vazhdojnë të bëjnë zbulime të reja mbi mënyrën e përdorimit të kësaj teknologjie, që kanë nxitur si vlerësime ashtu edhe shqetësime.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on Atletet e Edit: ​Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?