Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE dhe BERZH bashkojnë forcat për t’u ardhur në ndihmë bizneseve shqiptare, paketë financiare prej 5 mln eurosh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE dhe BERZH bashkojnë forcat për t’u ardhur në ndihmë bizneseve shqiptare, paketë financiare prej 5 mln eurosh
AktualitetEkonomi

BE dhe BERZH bashkojnë forcat për t’u ardhur në ndihmë bizneseve shqiptare, paketë financiare prej 5 mln eurosh

Published: January 17, 2025
Shpërndaje

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian (BE) bashkuan forcat për të nxitur bizneset e vogla në Shqipëri nëpërmjet një partneriteti me Bankën Union dhe donatorë të tjerë. Kështu, palët nënshkruan një paketë financiare prej 5 milionë eurosh në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë.

Paketa u nënshkrua nga Ekaterina Solovova, drejtore e BERZH-it në Shqipëri dhe Flutura Veipi, CEO e Bankës Union, në prani të ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato.

Paketa financiare prej 5 milionë euro e BERZH-it do të disbursohet nëpërmjet Bankës Union për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Shqipëri në kuadër të dy programeve.

- Publicitet -

Programi “Bëhu digjital” do të mbështesë digjitalizimin dhe modernizimin e tyre, si dhe do të nxisë investimet e gjelbra.

Programi “Të rinjtë në biznes” synon të rrisë qasjen në financa për bizneset e vogla në pronësi ose të drejtuara nga sipërmarrës të rinj.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të paketës, drejtore e BERZH-it në Shqipëri, Ekaterina Solovova tha se ndihet krenarë që forcojnë mbështetjen për bizneset e vogla në Shqipëri, një gur themeli i ekonomisë vendore, nëpërmjet këtij partneriteti me Bankën Union.

“Këto marrëveshje pasqyrojnë qasjen largpamëse të BERZH-it për të nxitur fuqizimin e të rinjve dhe drejtimin e transformimit digjital të sektorit privat”, shtoi ajo.

Të dy programet mbështeten nga financimi i BE-së. Në kuadër të programit “Bëhu digjital”, NMV-të do të përfitojnë nga stimujt në grante të financuar nga BE-ja me vlerë deri në 10 për qind të shumës së kredisë, për t’i bërë investimet e tyre më të përballueshme.

Në kuadër të programit “Të rinjtë në biznes”, BE-ja do të sigurojë financimin për mbulimin e rrezikut të humbjes së parë (FLRC) deri në 10 për qind të shumës së kredisë. Financimi kanalizohet përmes programit të Fondit Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm Plus (EFSD+) – hera e parë që EFSD+ ka mbështetur një projekt në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio

Gonzato u shpreh se “jemi krenarë që ofrojmë financim nëpërmjet BERZH-it dhe Bankës Union për të lehtësuar qasjen në financa për NMV-të në Shqipëri”.

“NMV-të punësojnë më shumë se 80% të fuqisë punëtore në Shqipëri dhe një financim i tillë i lehtësuar është jetik për të siguruar suksesin e tyre të vazhdueshëm. Ne synojmë t’i mbështesim sipërmarrësit e rinj dhe të promovojmë përdorimin e teknologjive digjitale në NMV për t’i bërë ato më konkurruese, gjë që është në përputhje me Dekadën Digjitale të BE-së dhe Strategjinë tonë për Rininë. Kjo është edhe ajo çka synon Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, theksoi Gonzato.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  3. Patrioti on SPAK, kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës
  4. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?