Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE i dhuron Policisë Kufitare pajisje me vlerë 2.4 mln euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE i dhuron Policisë Kufitare pajisje me vlerë 2.4 mln euro
AktualitetPolitike

BE i dhuron Policisë Kufitare pajisje me vlerë 2.4 mln euro

Published: June 13, 2023
Shpërndaje

Pajisje me vlerë 2,4 milionë euro iu dorëzuan Policisë Kufitare dhe Migracionit nga Bashkimi Europian. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Dhërmi, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se sfida e përbashkët është hapja e kufijve sikundër Shqipëria ka bërë dhe menaxhimi i tyre në mënyrë të sigurt.

“Besoj se tashmë të gjithë jemi dëshmitarë të një realiteti krejt tjetër të Shqipërisë, një Shqipëri tërësisht e hapur për lëvizjen e lirë të mallrave,  të njerëzve, dhe sidomos në periudhën e turizmit për të pranuar çdo njeri, që kërkon të kalojë pushimet në Shqipëri”, tha ministri Çuçi. Ai solli në vëmendje bashkëpunimin me FRONTEX si një histori suksesi për të menaxhuar dhe kontrolluar kufijtë e Shqipërisë në mënyrë të sigurtë.

“Kur vjen puna për të menaxhuar në mënyrë moderne dhe të sigurtë kufijtë, sigurisht që teknologjia është një përgjigje që besoj unë na jep një siguri dhe garanci më shumë. Kështu që ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për momentin ku Shqipëria është. Besoj se është në një moment shumë të mirë, siç thatë edhe ju zonja ambasadore, ku policia është në një proces të ristrukturimit, reformimit, qoftë strukturor, por qoftë edhe të investimeve në teknologji”, deklaroi Ministri i Brendshëm duke theksuar rritjen me 7.6 herë të investimeve në teknologji për Policinë e Shtetit përgjatë këtij viti krahasuar me vitin e shkuar. Jo thjesht si reagim ndaj sulmeve kibernetike tha Çuçi, por duke besuar fort që vende të vogla dhe në zhvillim si Shqipëria, nëse shfrytëzojnë avantazhet që jep teknologjia mund të bëjnë kapërcime epokale në fushën e rendit dhe sigurisë dhe mund ta rrisin cilësisht punën e Policisë së Shtetit.

Më tej, ai shtoi se sot Shqipëria është një vend partner i denjë i BE-së për ruajtjen dhe menaxhimin e kufijve gjeografikë të Europës, por edhe në bashkëpunimin mes policive europiane në luftën kundër krimit të organizuar.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha gjatë fjalës së tij se vlerësoi ndihmën e partnerëve tanë për Policinë e Shtetit.

“Shprehim bindjen se asistenca e ofruar nga BE, SHBA dhe gjithë partnerët e tjerë në fushën e legjislacionit dhe përafrimit të tij me legjislacionin komunitar, asistenca për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistikë, asistenca në reformimin e vazhdueshëm në sektorin e sigurisë, si dhe bashkëpunimi çdo ditë dhe më i fortë ndërmjet nesh kanë vijuar ta bëjnë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe eksportues të sigurisë në rajon e më gjerë”, tha Rrumbullaku.

Ambasadorja e Delegacionit të BE, Christiane Hohmann, tha se ky projekt dhe gjithë bashkëpunimi me BE-në në tërësi ndihmon në përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësim në union.

“Pajisjet e dorëzuara sot nxjerrin në pah bashkëpunimin solid mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e menaxhimit të kufijve dhe luftës kundër krimit të organizuar. Kjo e bën policinë kufitare më të fortë dhe më efektive për të ofruar siguri më të mirë për shqiptarët, si dhe ndihmon në përgatitjen e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Gjej rastin të falënderoj të gjithë operatorët e vijës së parë për punën e tyre të përditshme dhe të konfirmoj se BE-ja qëndron e përkushtuar t’ju mbështesë në punën tuaj”, tha Hohmann.

Prej këtij projekti, Policia Kufitare dhe Migracionit ka përfituar anije patrullimi, automjete vëzhgimi me sistem kamera vëzhgimi ditën e natën, mikrobusë më radarë, servis të lëvizshëm mirëmbajtjeje, si dhe dy radarë për bregdetin, një në Tale të Lezhës dhe tjetri në Dhërmi.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?