Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën
AktualitetBote

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Published: October 29, 2026
Shpërndaje

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e planifikimit ekonomik dhe politikave kombëtare.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, vendet e Bashkimit Europian do të duhet të hartojnë plane strategjike kombëtare për t’u përshtatur me rritjen e pritshme të temperaturave. Kuadri i ri i miratuar nga Komisioni Europian përcakton një trajektore të përbashkët të ngrohjes globale, mbi të cilën shtetet duhet të bazojnë masat e tyre parandaluese. Për herë të parë, kuadri europian synon t’u japë shteteve anëtare përgjegjësi më të drejtpërdrejtë për parandalimin e rreziqeve klimatike, duke e zhvendosur vëmendjen nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore drejt përgatitjes paraprake për pasojat e tyre.

Planet kombëtare do të duhet të mbulojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë infrastrukturën, bujqësinë, energjinë dhe aktivitetet e tjera që janë të ekspozuara ndaj temperaturave ekstreme, thatësirave, përmbytjeve dhe fenomeneve të tjera klimatike.

- Publicitet -

Një element i rëndësishëm i qasjes së re është lidhja e monitorimit të qëndrueshmërisë klimatike me Semestrin Europian, mekanizmin përmes të cilit Bashkimi Europian koordinon dhe vlerëson politikat ekonomike dhe fiskale të vendeve anëtare. Kjo qasje synon që rreziqet klimatike të trajtohen jo vetëm si problem mjedisor, por edhe si faktor që ndikon në stabilitetin ekonomik, financat publike, investimet dhe aftësinë konkurruese të ekonomive europiane.

Rëndësia e hartimit të strategjive kombëtare

Rritja e temperaturave mund të ndikojë drejtpërdrejt në produktivitetin e punës, prodhimin bujqësor, kërkesën për energji dhe kostot e mirëmbajtjes së infrastrukturës. Në të njëjtën kohë, fenomenet ekstreme të motit mund të rrisin shpenzimet buxhetore për emergjencat dhe rindërtimin, duke ushtruar presion mbi financat publike.

Përfshirja e përshtatjes klimatike në planifikimin ekonomik synon t’i nxisë qeveritë të identifikojnë më herët këto rreziqe dhe të orientojnë investimet drejt forcimit të qëndrueshmërisë së ekonomive.

Nisma e Komisionit Europian vjen në një periudhë kur ndryshimet klimatike po marrin një peshë gjithnjë e më të madhe në politikat ekonomike të BE-së, krahas objektivave për uljen e emetimeve të gazeve serrë.

Ndryshe nga politikat që synojnë kufizimin e ngrohjes globale përmes reduktimit të emetimeve, kuadri i ri përqendrohet te përshtatja ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike që mund të materializohen gjatë dekadave të ardhshme.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën
  • A duhen mbajtur vezët në frigorifer
  • Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin
  • Horoskopi 29 Tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira në vend, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Taras Lala (sone me nallone) 🤣 on Migena Aleksi: Një buxhet më i madh shtetëror, a përkthehet automatikisht në një mirëqenie më të lartë për çdo qytetar?
  2. demo on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  3. !!? on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  4. Detari on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  5. × on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?