Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj: Faktori shqiptar politik në Malin e Zi duhet të jetë bashkë për identitetin tonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Begaj: Faktori shqiptar politik në Malin e Zi duhet të jetë bashkë për identitetin tonë
Politike

Begaj: Faktori shqiptar politik në Malin e Zi duhet të jetë bashkë për identitetin tonë

Published: February 11, 2025
Shpërndaje

Ulqini nderoi sot Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me një pritje ku ishin drejtuesit vendorë, përfaqësues të forcave të ndryshme politike, aktivistë e qytetarë shqiptarë.

Kryetari i Bashkisë, Genc Nimanbegu, i prezantoi Presidentit të Republikës arritjet e shqiptarëve etnikë në Ulqin në rrafshin politik dhe projektet që do ta fuqizojnë më shumë ekonomikisht këtë zonë.

Presidenti i Republikës çmoi kontributin e çdonjërit prej tyre dhe shprehu vlerësimin për arritjet në sajë të përkushtimit dhe presionit pozitiv pranë autoriteteve malazeze.

- Publicitet -

Ai u shpreh se hapja e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin është vlerësim për Ulqinin si kryeqendra e shqiptarëve në Mal të Zi.

Kreu i Shtetit theksoi nevojën për avancimin e projekteve ndërrajonale dhe ndërkufitare me Malin e Zi, duke i vlerësuar ato si një hap që do të nxisë zhvillimin ekonomik.

Sipas Presidentit të Republikës, ndërtimi i urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin do të shkurtojë ndjeshëm distancën dhe do të mundësojë krijimin e një boshti ekonomik, turistik dhe shoqëror Shkodër – Lezhë – Ulqin: “Kështu do të shkëmbehemi më shumë me njëri-tjetrin, do të komunikojmë më shpejt e më shumë, do të sjellim zhvillim ekonomik e prosperitet për qytetarët shqiptarë nga të dyja anët e kufirit.”

Paralelisht me avancimin e projekteve ndërkufitare, duke theksuar ndërlidhjen përmes gazsjellësit TAP, ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri – Mali i Zi, zbatimin e projektit të Autostradës Adriatiko – Joniane, Presidenti i Republikës u shpreh se duhet të intensifikohet bashkëpunimi për realizimin sa më shpejt të këtyre projekteve.

Gjatë qëndrimit në Ulqin, Presidenti i Republikës vizitoi dhe Qendrën e Shkencës dhe Inovacionit, e cila sapo është hapur dhe ofron për nxënësit kurse shkencore dhe mjete teknologjike të gjeneratës se re. Në Librarinë e Ulqinit Presidenti Begaj dhuroi disa botime historike dhe libra për fëmijë, duke u zotuar se do të vijojë kontributin për ruajtjen e gjuhës shqipe në trojet etnike të shqiptarëve dhe në të gjitha vendet ku ata jetojnë për promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar. Presidenti i Republikës ritheksoi gatishmërinë e tij dhe të institucioneve shqiptare për t’i mbështetur fuqimisht shqiptarët në Malin e Zi.

“Besoj se faktori shqiptar politik në Malin e Zi duhet të jetë bashkë, duhet të jetë bashkë për identitetin tonë”, – ishte mesazhi që Presidenti i Republikës përcolli nga Ulqini në mbyllje të vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin: Gruaja e tij tha se e mori policia serbe
  • 2.8 mld dollarë armatim, Trump përgatit 40 mijë bomba për Netanyahun
  • Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga: Do presim Apelin
  • Censurë, IA dhe deepfake: Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’
  • Sot seancë në Kuvend, protestuesit rimblidhen përpara godinës

Komentet e Fundit

  1. demo on SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  2. POPULL ME MENDËSI KRIMINALE on Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre
  3. Mollosi on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Gjergj on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  5. demo on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?