Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj flet në OKB, kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Begaj flet në OKB, kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
AktualitetPolitike

Begaj flet në OKB, kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Published: September 25, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që përkon edhe me 70-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OKB, theksoi përkushtimin e vendit tonë ndaj vlerave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, paqes, barazisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh.

“Ne duhet të zgjedhim bashkëpunimin mbi kundërshtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin mbi indiferencën,” u shpreh presidenti Begaj, duke theksuar rolin e OKB-së si platformën globale për të adresuar përgjigjet ndaj sfidave të përbashkëta.

Presidenti theksoi se Kosova meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa nënvizoi rolin e Shqipërisë si promotor i stabilitetit në rajon.

- Publicitet -

“17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka treguar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe vlerave demokratike. Me institucione të forta dhe popullsi vitale, kontributi i saj në bashkëpunimin rajonal dhe me gjere është i pamohueshëm. Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë se Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Europës”, tha Begaj.

Begaj i kushtoi vëmendje kërkesës për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

“Shqipëria kërkon që të drejtat e liritë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të respektohen, që shqiptaret atje te mos diskriminohen, por të integrohen, që gjuha shqipe të përdoret, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat e tyre të mbrohen dhe promovohen”.  

Në fjalën e tij, ai u ndal tek krizat aktuale botërore, duke ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës dhe dënimin e agresionit rus. Presidenti Begaj konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë që lufta në Gaza duhet të përfundojë, të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe situata humanitare duhet të trajtohet me urgjencë.

“Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës dhe incidentet e provokuara së fundmi ndaj aleatëve tanë të NATO/s. Në të njëjtën kohë, vlerësojmë përpjekjet diplomatike, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe në respekt të plotë të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës.

 Shqipëria është po aq e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet edhe në Lindjen e Mesme. Lufta në Gaza duhet të përfundojë, të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe situata e rëndë humantiare në Gaza duhet të trajtohet me urgjencë”, tha Begaj.

Begaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE deri në vitin 2030, tranzicionin e gjelbër, zhvillimin e qëndrueshëm, barazinë gjinore dhe fuqizimin e të rinjve. Ai u shpreh se përballë sfidave si ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale dhe pasiguria globale, bashkëpunimi ndërkombëtar është çelësi.

“Shqipëria ka treguar se dialogu, partneriteti dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që fëmijët tanë të jetojnë në një botë më të sigurt, me dinjitet dhe në paqe”, përfundoi Presidenti Begaj, duke ftuar për unitet, përgjegjësi dhe guxim në përballimin e sfidave globale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
  • A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  • A është regjistruar si procedim “Albanian Files”? Braho: Dy materiale kanë mbërritur në SPAK
  • VIDEO: Një rast që ka tronditur opinionin publik në Durrës
  • Humbin jetën 3 zjarrfikës në Kretë

Komentet e Fundit

  1. Vl on Tragjedia në Shkodër, kreu i zjarrfikësve: Ky është sendi të cilin çdo familje shqiptare duhet urgjentisht ta heqë nga shtëpia
  2. Detari on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  3. Detari on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  4. K R on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. Vava on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?