Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj-magjistratëve: Drejtësia mban fytyrën tuaj, mbani pastër sistemin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Begaj-magjistratëve: Drejtësia mban fytyrën tuaj, mbani pastër sistemin
AktualitetPolitike

Begaj-magjistratëve: Drejtësia mban fytyrën tuaj, mbani pastër sistemin

Published: May 10, 2024
Shpërndaje

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai Prokurorisë mbajtën një takim të përbashkët këtë të premte në ditën e drejtësisë. I ftuar në takim ishte dhe presideni Bajram Begaj, i cili në fjalën e tij e vuri theksin tek funksionimi i sistemit të ri të drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Begaj u kërkoi gjyqtarëve dhe prokurorëve të përmbushin me ndershmëri misionin e tyre për drejtësinë që shqiptarët presin nga sistemi i ri, duke përballuar vështirësitë, presionin dhe përgjegjësinë e lartë.

“Në  Ditën Kombëtare të Drejtësisë kam kënaqësi t’ju drejtohem juve, organeve të reja të drejtësisë, në veçanti, SPAK-ut dhe GJKKO-së, për t’ju treguar mbështetjen për përkushtimin, sakrificat dhe punën me profesionalizëm të lartë”, – deklaroi Presidenti Begaj në fjalimin e mbajtur para përfaqësuesve të organeve të drejtësisë.

- Publicitet -

Kreu i Shtetit kujtoi simbolikën e 10 majit të vitit 1913, kur me Kanunin e Zhurisë u vendosën rregullat e para të shtetit shqiptar, dhe renditi sfidat me të cilat vendi është përballur ndër vite për ndërtimin e një drejtësie të bazuar në parime demokratike.

Sipas Presidentit të Republikës, sot Shqipëria ka një sistem të transformuar të drejtësisë, që shembi kultin e pandëshkueshmërisë falë përpjekjeve të shqiptarëve dhe ndihmës së partnerëve ndërkombëtarë.

“Standardet janë vendosur brenda kornizës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore që solli reforma në drejtësi. Çështje parësore tashmë mbetet zbatimi i plotë dhe gjithëpërfshirës i këtyre standardeve me përgjegjësi dhe prioritet. Rezultatet e reformës janë të prekshme. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fortë perceptimi se drejtësia e ka forcën, kurajën dhe energjinë të punojë, të përballet e të triumfojë kundër krimit. Për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë. Kjo duhet përgëzuar dhe mbështetur”.

Presidenti Begaj vlerësoi se rritja e kapaciteteve profesionale të magjistratëve duhet të jetë në fokus dhe një objektiv afatgjatë e i qëndrueshëm për organet e drejtësisë: “Në këtë drejtim, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Shkolla e Magjistraturës duhet të punojnë për të garantuar standardet profesionale dhe etike të magjistratëve, për të siguruar një proces të rregullt dhe konkurrues, të ngritur mbi bazën e vlerave e meritës gjatë rekrutimeve, emërimeve apo ngritjeve në detyrë.  Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë kanë rol themelor në procesin e kontrollit të vazhdueshëm të cilësisë së vendimmarrjes, llogaridhënies, eficencës dhe transparencës së punës së magjistratëve. Së bashku ju garantoni ripërtëritjen e shpejtë të sistemit me magjistratë profesionistë dhe me integritet të lartë”.

Presidenti theksoi edhe përgjegjësinë që kanë përfaqësuesit e drejtësisë së re: “Në veçanti ju, zonja dhe zotërinj, si drejtues të organeve të drejtësisë, duhet të jeni të vetëdijshëm se drejtësia e re nuk është anonime! Ajo mban fytyrën, paanësinë, pastërtinë morale dhe ndershmërinë profesionale të secilit prej jush.  Sistemi është juaji. Mbajeni të pastër atë”

Duke theksuar të drejtat themelore kushtetuese të çdo qytetari, Presidenti i Republikës i kujtoi trupës gjyqësore rëndësinë që vendimmarrja e tyre ka për shqiptarët dhe funksionimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike. Ai bëri apel për pavarësi, transparencë e llogaridhënie, për  sigurimin e aksesit të shpejtë dhe efektiv të qytetarëve në drejtësi, si edhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor.

“Nuk duhet të harrojmë se perceptimi i vërtetë i qytetarëve mbi pavarësinë dhe efikasitetin e drejtësisë matet me përvojën personale të gjithsecilit.  Ndaj, pavarësia duhet të shoqërohet me transparencë dhe llogaridhënie. Drejtësia duhet të jetë funksionale në praktikë dhe jo thjesht të parashikohet në instrumente ligjore”, – deklaroi Presidenti i Republikës, i cili inkurajoi gjyqtarët dhe prokurorët në këtë mision duke i siguruar se ka mundësi për zgjidhjen e çdo sfide: “Nëse ju nevojitet ndihma apo mbështetja e institucioneve të tjera për të përmbushur misionin tuaj, mos hezitoni të kërkoni me forcë atë!”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  • Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks

Komentet e Fundit

  1. Diaspora on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. Vezguesi atdhetar on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. ETHEM LALAJ on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  4. Fad on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  5. L on Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?