Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj në 110-vjetorin i Gjykatës së Lartë: Qytetarët presin korrigjimin e padrejtësive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Begaj në 110-vjetorin i Gjykatës së Lartë: Qytetarët presin korrigjimin e padrejtësive
AktualitetPolitike

Begaj në 110-vjetorin i Gjykatës së Lartë: Qytetarët presin korrigjimin e padrejtësive

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

 

 

Pritshmëritë e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë janë shumë të mëdha, pasi ata presin korrigjimin e padrejtësive me të cilat ndeshen. Kështu u shpreh presidenti Bajram Begaj në konferencën e 110-vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë. Në fjalën e tij kreu i shtetit tha se besimi i publikut tek institucionet e drejtësisë është qëllimi final i të gjithave politikave shtetërore.

- Publicitet -

“Kontributi i secilit prej nesh këtu prezent, aktorë vendas e ndërkombëtarë, është thelbësor për ndërtimin e një kulture juridike me standarde profesionale dhe etike të larta që përcjell besimin e nevojshëm kundrejt atyre që presin drejtësi. Pikërisht, besimi i publikut tek institucionet e drejtësisë është qëllimi final i të gjithave politikave shtetërore, sepse çdo institucion publik duhet të jetë në shërbim e në funksion të qytetarëve”.

Sipas tij “Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm, duke krijuar mundësinë që të kemi një jurisprudencë në përputhje me standardet dhe parimet e të drejtës evropiane, si dhe në respekt të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”.

Begaj theksoi se reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, sepse ngritja dhe realizimi i saj përfshirë sfidat dhe pengesat, kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve kushtetuese e ligjore, madje përtej parashikimeve të hartuesve të reformës.

“Ka ardhur momenti që me kapërcimin e këtyre vështirësive, të gjithë së bashku, të përdorim rezultatet e reformës si burim energjie dhe si motor për integrimin tonë në Bashkimin Evropian, ashtu siç Kanuni Zhurisë 110 vjet më parë. Të gjithë duhet ta pranojmë se Shqipëria me këtë reformim të sistemit, hodhi një hap të guximshëm, radikal dhe me sfida që janë akoma prezente.

Me përmbylljen e saj, duhet të arrijmë një sistem drejtësie funksional dhe në standardet e duhura, ku respektimi i të drejtave themelore të njeriut të jetë qëllim kryesor”.

 

Ai kërkoi të garantohet aksesi në drejtësi, pavarësia e sistemit, cilësia dhe zbatimin e hartës gjyqësore.

“Si President dhe qytetar i këtij vendi, kërkoj të garantohet: Aksesi në drejtësi, i cili lidhet ngushtësisht me hartën e re gjyqësore. Te punohet jo vetëm mbi implementimin korrekt të kësaj harte, por edhe mbi perceptimin se harta gjyqësore nuk është kufizim i të drejtës së apelimit, as në sensin e kohës apo të vonesave, as në sensin e aksesit fizik; Pavarësia e sistemit, e cila është arsyeja e reformës në drejtësi, të japë frytet e veta, në administrimin e sistemit, duke treguar përgjegjësinë e vendosmërinë e nevojshme për t’u shkëputur nga ndikimet politike e fenomenet negative të së shkuarës. Për këtë rol të madh duhet të luajnë të gjithë institucionet e reja të drejtësisë; Cilësia në drejtësi është dhe duhet të jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e të gjithë aktorëve të përfshirë. Nga një anë Shkolla e Magjistraturës me përgatitjen e magjistratëve të rinj dhe nga ana tjetër organet e qeverisjes në drejtësi (KLGJ/KLP/ILD) duhet të punojnë që të ruhet profesionalizmi dhe përgjegjshmëria e magjistratëve në sistem”.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Po si thanë, iku kjo punë, vate kjo punë, nuk ka më negociata”, Rama ndan videon nga Brukseli
  • Rozeta Dobi lë qelinë, “pastruesja e 500 mijë Eurove” përfiton nga amnistia penale
  • Spanja mund Francën 2-0 dhe arrin në finalen e Kupës së Botës, “gjelat” francezë zhgënjejnë në gjysmëfinale
  • Nis zbatimi i amnistisë penale, mbi 1300 persona përfitojnë lirim ose ulje dënimi
  • SHIFRAT: 1.8 milionë persona më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

Komentet e Fundit

  1. Kastriot Saliaj Vepra artistike e Todit dote mbetet si nje trashgimi kulturore ne mendjen e publikut shqiptare per breza me radhe on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. K R on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  3. Kastriot Saliaj on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  4. K R on E dashur Europë…
  5. Shqiptar on E dashur Europë…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?