Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj përkujton 104-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Begaj përkujton 104-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
AktualitetPolitike

Begaj përkujton 104-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi

Published: January 21, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar 104-vjetorin e fillimit të punimeve të Kongresit të Lushnjës.

Sipas Begajt, përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi që i kanosej. Ai shton se patriotët  e mëdhenj lanë mënjanë ndasitë dhe u bënë bashkë për idealin dhe interesin kombëtar

“Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit. Delegatët rishpallën besën  për mëvetësi  të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë. Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!”, shkruan kreu i shtetit.

- Publicitet -

Kongresi i Lushnjës, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombit tonë u mbajt prej 21 deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Kongresi i  zhvilloi punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso Fuga. Në atë Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, 6 policë dhunojnë protestuesin
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?
  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • VIDEO: “Hiqni kapelet…” Vajzat bëhen gardh përpara policisë për të mos i lejuar të shkojnë te protestuesit e tjerë

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?