Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bejko: I kam dal zot PD më 1990, 1997 dhe tani që duan ta zhdukin…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Bejko: I kam dal zot PD më 1990, 1997 dhe tani që duan ta zhdukin…
Politike

Bejko: I kam dal zot PD më 1990, 1997 dhe tani që duan ta zhdukin…

Published: April 6, 2023
Shpërndaje

Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të folur për kandidimin e tij dhe arsyet pse vendosi të hyjë në garë.

Bejko tha se ai kandidon, në mënyrë që kjo parti “të mos zhduket”. PD ka qenë në vështirësi. Kam qenë në 90’, kam qenë në 97’ kur PD u rrëzua në jug dhe i vumë krahët dhe shpatullat duke e kthyer nga hiri zotin Berisha.

Jam prapë në momente të vështira të Partisë Demokratike, kur po punohet për zhdukjen e saj, por nuk do ta zhdukin. PD nuk do të jetë peng i non-gratave, krimit të organizuar, non-gratave, mediave të kontrolluara që i kanë dhënë zë non-gratës.

- Publicitet -

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Si u vendos që të kandidoni ju në Tiranë?

Roland Bejko: Gjërat e bukura bëhen surprizë. Ishte vendimi i krysisë së Partisë Demokratike, pas dy netë diskutime. U propozua nga anëtarë të kryesisë dhe votoi kryesia. Ka patur kryetarë të degëve të Tiranës, që më kanë takuar dhe më kanë thënë mendojmë të jeni kandidat i Tiranës. Ju e dini që politikën e shoh si mision, sa herë duhet të jap kontribut jam i papërtuar.

Unë jam dalluar në kushte te opozicionit, kur PD ka qenë në vështirësi. Kam qenë në 90’, kam qenë në 97’ kur PD u rrëzua në jug dhe i vumë krahët dhe shpatullat duke e kthyer nga hiri zotin Berisha. Jam prapë në momente të vështira të Partisë Demokratike, kur po punohet për zhdukjen e saj, por nuk do ta zhdukin.

PD nuk do të jetë peng i non-gratave, krimit të organizuar, non-gratave, mediave të kontrolluara që i kanë dhënë zë non-gratës. Me asimilimin e PD-së, apo kalimin e saj majtas, është dëmtuar demokracia shqiptare dhe është krijuar imazh i keq për vendin. Shqiptarët nuk e presin shpresën nga qeveria, por e presin nga opozita.

Ylli Rakipi: Diku keni thënë se në rast se nuk do të pranonit kandidimin, Alibeaj do të japë dorëheqjen.

Roland Bejko: Nëse e kam thënë kështu e kam thënë gabim. Ishte ideja që nëse PD nuk do të dilte me kandidat në Tiranë, PD nuk do të ekzistonte dhe vula do ti kalohej non-gratës.

Ylli Rakipi: Për turp, PD kandidon vetëm në 10 bashki.

Roland Bejko: Janë pak më shumë, 15 bashki.

Ylli Rakipi: 15 bashki është shumë qesharake.

Roland Bejko: Turpi më i madh është që edhe ju, edhe media të tjera, që keni influencë mbi opinionin publik, keni ndihmuar që PD të katandisej në këtë derexhe. Pse? Jo vetëm mediat, por jeni bërë zëdhënës të non-gratës, të Foltores. E çuat këtu sepse ka qenë presion i jashtëzakonshëm, një stuhi e pandalshme ndaj atyre që u kanë rezistuar Sali Berishës.

Është hera e parë që në PD qëndron një mur që i reziston furisë së Sali Berishës, i del përpara atij dhe nuk dorëzohet. I ndihmuar nga Edi Rama, krimi i organizuar dhe falangat që ka me vete, prapë nuk mundën dot. Bravo ju qoftë atyre që rezistuan!

 

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur. Dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  • Të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Vena on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  2. K R on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  3. Vlora 97 on VIDEO: E pazakontë, forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë, çfarë do të thotë dalja e tyre
  4. K R on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  5. vezhgues i jashtem on Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?