Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Belind Këlliçi nuk ka mbaruar shkollën e mesme”, Kokalari sfidon kandidatin e Berishës: Sill diplomën si provë përpara gjykatës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Belind Këlliçi nuk ka mbaruar shkollën e mesme”, Kokalari sfidon kandidatin e Berishës: Sill diplomën si provë përpara gjykatës
Politike

“Belind Këlliçi nuk ka mbaruar shkollën e mesme”, Kokalari sfidon kandidatin e Berishës: Sill diplomën si provë përpara gjykatës

Published: February 27, 2023
Shpërndaje

Evi Kokalari, ish-aktiviste e ‘flaktë’ në Foltore për rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së, akuzon Belind Këlliçin, se nuk e ka përfunduar të plotë gjimnazin e “Harry Fultz” në Shqipëri, dhe se ka mashtruar në formularin e aplikimit të fakultetit në SHBA, duke kryer një krim federal.

Por edhe pse Belind Këlliçi e kërcënoi me padi në gjykatë, mungesa e dëftesës që vërteton që ai ka përfunduar gjimnazin e ka bërë që të heqë dorë dhe ta lërë në heshtje.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Kokalari i bën thirrje kandidatit të Berishës për Tiranën që të çojë para gjykatës diplomën nëse e ka vërtet diplomën.

- Publicitet -

“Ky gjeniu që instaluat kundër Velias në fushatë, pse s’më ka hedhur akoma në gjyq për akuzat që i kam bërë për diplomën e gjimnazit? Do e kishte shumë të lehtë të vërtetonte që isha gabim!! Thjeshtë sill diplomën si provë përpara gjykatës”, shkruan Kokalari.

Më herët, Kokalari tregoi se si Belind Këlliçi mashtroi autoritetet amerikane duke u regjistruar në një nga universitetet amerikane pa përfunduar të plotë gjimnazin në Shqipëri. “Si mund të jesh ‘njëriu vitit në politikë’ kur ke gënjyer dhe për diplomën e gjimnazit që NUK e ke mbaruar?… dhe më vonë gënjen në aplikacionin e fakultetit në Amerikë duke thënë se ke mbaruar gjimnazin. Ky konsiderohet krim federal në SHBA. Pastaj thotë se fitoi bursë sepse ishte kampion tenisi. Po që i vëllai punonte tek ky fakultet kur ky kampioni ’fitoi’ burse, e deklaroi? E fitoi apo ja mundësoi vëllai?  Ju qofshi me këta mashtrues dhe me këtë mediokritet.  P.s. Harry Fultz duhet ti jap medias menjëherë diplomën e personit në fjalë. Diplomën dhe jo vërtetim që ka bërë katër vite gjimnaz”,- shkruan Kokalari.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?