Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha dhe Meta humbin në vendlindje, e majta fiton në Tropojë dhe në Çepan të Skraparit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Berisha dhe Meta humbin në vendlindje, e majta fiton në Tropojë dhe në Çepan të Skraparit
Politike

Berisha dhe Meta humbin në vendlindje, e majta fiton në Tropojë dhe në Çepan të Skraparit

Published: May 15, 2023
Shpërndaje

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë një humbje drastike në zgjedhjet vendore, të cilët kanë arritur të sigurojnë fitoren në vetëm 6 bashki, kundrejt PS që ka marrë shumicën dërrmuese. Interesant është fakti që Berisha dhe Meta nuk fituan dot as Tropojën dhe Skraparin.

Qytetarët shqiptarë refuzuan dyshen Meta-Berisha, por ndëshkimi më i madh në këto zgjedhje është që ata nuk morën dot mbështetje as në qytetet e tyre të lindjes. Pra, edhe njerëzit e tyre i refuzuan me votë duke votuar për Partinë Socialiste.

Berisha humbi në qytetin e tij të lindjes në Tropojë, një bashki historikisht e djathtë, ku socialistët patën mundësinë ta qeverisnin vetëm në 2019, kur PD bojkotoi zgjedhjet vendore. Por, pas drejtimit për 4 vite nga PS, tropojanët i dhanë këtë ndëshkim Berishës duke i dhënë besimin socialistit Rexhe Byberi, i cili mori 51.25 % të votave kundrejt 48.75 % të votave që mori kandidati i Bashkë Fitojmë Besnik Dushaj.

- Publicitet -

Edhe Ilir Meta u braktis në vendin e tij në Skrapar, të cilin e ka përdorur politikisht për vite me radhë, zonë që e ka zgjedhur deputet për disa mandate rresht. Madje kur ishte president i Republikës, për të kërcënuar Edi Ramën, Meta thoshte se “jam malësor si doktori”, duke ju referuar vendlindjes së tij, Çepanit, një fshat që është një zonë malore.

Pikërisht, këtu pritej që fitorja të ishte e padiskutueshme, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Qytetarët i dhanë shansin socialistit Adriatik Mema, i cili mori 55.84 % të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Euglen Mustafallari mori 44.16 % të votave. Por përveç kësaj, Ilir Meta është thyer keq në fshatin e tij të lindjes, ku kandidati i tij është rrëzuar me një diferencë të ndjeshme.

Sipas të dhënave të nxjerra nga KQZ, kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak i Skraparit, Adriatik Mema, në njësinë administrative të Çepanit ka marrë 205 vota, kurse kandidati i Metës, Euglen Mustafallari ka marrë 151 vota. Sa i takon votave për Këshill Bashkiak, në Çepan vetëm 56 qytetarë kanë votuar për Metën, ndërsa 165 qytetarë kanë votuar për Partinë Socialiste.

m.b/dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  2. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?