Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bido dhe Spiropali prezantojnë revolucionin dixhital: Sallë Studimi FALAS nga shtëpia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bido dhe Spiropali prezantojnë revolucionin dixhital: Sallë Studimi FALAS nga shtëpia
AktualitetPolitike

Bido dhe Spiropali prezantojnë revolucionin dixhital: Sallë Studimi FALAS nga shtëpia

Published: September 25, 2024
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar platformën “Salla e Studimit online”, ku studiuesit mund të hulumtojnë dokumentet arkivore falas nga shtëpia në çdo orë, në Shqipëri dhe jashtë vendit, me të njëjtën procedurë dhe formë si të ishin në Sallën e Studimit të DPA-së.

Në vazhdën e procesit të suksesshëm të digjitalizimit të dokumenteve, DPA-ja u vjen në ndihmë studiuesve, duke e bërë lëndën arkivore lehtësisht të aksesueshme. Për dy muaj me radhë, bazuar në këtë platformë online të studimit, dosjet e porositura të dokumenteve do të mund të konsultohen falas.

Në prezantimin e kësaj platforme ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Znj. Elisa Spiropali, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Z. Ardit Bido, studiues, të rinj dhe studentë të shumtë, të cilët janë në fokus të nismave të njëpasnjëshme të DPA-së. Në fjalën e tij për mediat, Bido u shpreh se përmes kësaj risie, i ofrohet gjeneratës së re një mundësi për të shpënë pwrpara studimet albanologjike. “Salla e Studimit online që ne prezantojmë sot, mund të aksesohet nga kushdo, kudo dhe në çfarëdo ore, si të ishte në Sallën e Studimit në DPA. Kjo besoj se na veçon në këtë drejtim në tentativën për t’iu qasur të rinjve, të cilët janë pikërisht ata që do të çojnë përpara studimet albanologjike, duke u ofruar mundësi që të avancojnë në këtë fushë shumë të rëndësishme për kombin”, tha kreu i DPA-së.

- Publicitet -

Në fjalën e mbajtur, Znj. Spiropali e cilësoi platformën si mjaft të dobishme për studiuesit nga diaspora, për të ruajtur identetin, kulturën dhe rrënjët shqiptare. “Arkivat nuk janë vetëm një çështje e historisë për ne, por edhe një çështje identiteti, e kulturës dhe e rrënjëve tona. Më vjen shumë mirë që i keni dhënë këtë vëmendje studimit të historisë dhe uroj që kjo hapësirë të përdoret jo vetëm nga studiuesit, por edhe nga të rinjtë, që duan të kuptojnë të shkuarën dhe të studiojnë më thellë. Është shumë i rëndësishëm edhe aksesi që mund të kenë studiues nga diaspora, pasi tek ata malli dhe interesi për rrënjët është më i madh”, tha kryeparlamentarja.

Ndërmarrja e kësaj nisme u adresohet veçanërisht studentëve, të cilët krahas tarifave favorizuese për përftimin e burimeve bibliografike gjatë kryerjes së punimeve të tyre akademike, inkurajohen më tej për të njohur historinë dhe trashëgiminë dokumentare kombëtare. Me rreth 19 milionë dokumente të digjitalizuara në 5-vjeçarin 2019-2024, DPA-ja përfaqëson arkivin qendror më të digjitalizuar në Europë. Korpusi dokumentar i DPA-së është i aksesueshëm kudo dhe kurdoherë, edhe falë çeljes së Këndeve Arkivore në dhjetëra qytete, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku materialet arkivore shërbehen njësoj si në Sallën e Studimit në Tiranë.

Jetësimi i projekteve novatore të DPA-së është rezultat i investimeve të qeverisë shqiptare. Në këtë vit që përkon me 75-vjetorin e saj të themelimit, DPA-ja është shndërruar në një kompleks të mirëfilltë kulturor. Veprimtarisë së “Auditorium”-it, të Kinemasë/Teatrit Veror me kapacitet prej 140 ulësesh dhe të hapësirës së studimit në natyrë, do t’i shtohet edhe Muzeu Arkivor, i cili paraqet një alternativë kulturore bashkëkohore, që pritet të hapë dyert së afërmi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?