Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bill Gates bën parashikimin pesimist për të ardhmen dhe nxjerr një listë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Bill Gates bën parashikimin pesimist për të ardhmen dhe nxjerr një listë
KryesoreKurioziteteTeknologji

Bill Gates bën parashikimin pesimist për të ardhmen dhe nxjerr një listë

Published: May 6, 2023
Shpërndaje

Inteligjenca Artificiale (AI) është këtu për të qëndruar. Kohët e fundit jemi dëshmitarë të kapaciteteve të mëdha që po përvetëson dhe sesi pak nga pak po bën rrugën e saj të përditshme në fusha të ndryshme.

Qendrat e mësimdhënies tashmë po përpiqen t’i japin fund praktikës së re të disa studentëve që kërkojnë nga ChatGPT të zgjidhë detyrat e shtëpisë. Disa kompani e kanë përfshirë tashmë atë si një mjet tjetër pune.

Por, a do të jenë në gjendje të zëvendësojnë njerëzit?

- Publicitet -

I fundit që ka marrë një qëndrim për këtë çështje ka qenë themeluesi i ‘Microsoft’, Bill Gates. Parashikimi i tij i radhës është mëse pesimist, për të mos e quajtur të zi.

Ai beson se ka një sërë profesionesh që do uzurpohen nga Inteligjenca Artificiale, shumica e të cilave lidhen me botën e letrave, pra intelektit.

Nuk është i vetmi që mendon kështu. Ka disa ekspertë që besojnë se AI do të jetë në gjendje të lërë pa punë shumë profesionistë me diplomë universitare.

Detyrat që preken nga kjo, sipas themeluesit të Microsoft, janë si më poshtë, sipas sektorëve:

-Ekonomi: Kontabilistë

-Arsimi: mësues, profesorë dhe personel tjetër mësimdhënës

-Administrata: asistentët dhe sekretarët

-Komunikimi: reporterët, analistë lajmesh, gazetarë

-Letërsia: shkrimtarë dhe korrektorë

Ky ndryshim, në çdo rast, nuk ka pse të jetë i pashmangshëm. Manjati thotë se për të ruajtur angazhimin njerëzor këta sektorë do të duhet të përshtaten me përfshirjen e kësaj teknologjie dhe të ristrukturojnë vendet e tyre të punës.

Frika nga inteligjenca artificiale

Dimensionet që po arrin kapaciteti i AI kanë filluar të trembin disa. Përfshirë “kumbarin” e tij, Geoffrey Hinton, një nga pionierët në këtë çështje. Ai ka lënë pozicionin e tij në Google. Vendimi i tij është i motivuar nga përdorimet që mund t’i jepen Inteligjencës Artificiale.

“Është e vështirë të parashikohet se si do t’i parandalojmë njerëzit e këqij, që ta përdorin atë për veprime të këqija”, tha ai në një intervistë me ‘The New York Times’.

Ai shprehu frikën se në një afat të shkurtër rrjeti do të mbushet me foto, video dhe tekste false të gjeneruara nga AI, siç ka filluar të ndodhë tashmë.

a.q./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hodhën shishe uji dhe vezë drejt Ramës, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun
  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?