Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BIRN: Zgjedhjet në Vaun e Dejës në ndikimin e makinerisë elektorale të PSD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BIRN: Zgjedhjet në Vaun e Dejës në ndikimin e makinerisë elektorale të PSD
AktualitetPolitike

BIRN: Zgjedhjet në Vaun e Dejës në ndikimin e makinerisë elektorale të PSD

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

Në vitin 2007, në ish-komunën Bushat, kandidati i pavarur Zef Hila fitoi zgjedhjet me 98% të votave, duke lënë dy partitë e mëdha, PD dhe PS, me më pak se 2% të votave bashkë. Hila rifitoi zgjedhjet e vitit 2011 për komunën Bushat dhe mposhti koalicionin PS+LSI në zgjedhjet e vitit 2015, kur Komuna Bushat u bë pjesë e bashkisë Vau i Dejës. Hila u tërhoq nga gara bashkë me opozitën në zgjedhjet e vitit 2019, kur kandidati socialist Mark Babani fitoi pa garë.

Në zgjedhjet e vitti 2021, Hila u zgjodh deputet për Partinë Demokratike dhe mori gati 6 mijë vota preferenciale. Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Zef Hila do të garojë në favor të koalicionit “Bashkë Fitojmë” , pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit për t’u rikthyer në postin e kryebashkiakut. Kësaj here ai garon përballë Kristjan Shkrelit, një zyrtar socialist nga Bushati, i cili ka punuar si punonjës shteti në agjencinë e kadastrave dhe në zyrën e legalizimit për zonën e Shkodrës.

Dhe ndërsa demokratët duket sikur e kanë kontrolluar territorin e kësaj bashkie me rezultat të thellë gjithmonë, me përjashtim të vitit 2007 kur u mposhtën nga Hila si i pavarur, fakti mbetet që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia SocialDemokrate e Tom Doshit fitoi mbi 4 mijë vota në territorin e kësaj bashkie, duke u renditur në vend të dytë pas Partisë Demokratike dhe para Partisë Socialiste, e cila ra në vend të tretë.

- Publicitet -

Në fakt, në zgjedhjet e vitit 2021, në nivel bashkie, Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate bashkë morën një grusht votash më shumë se sa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat përbëjnë sot praktikisht koalicionin opozitar.

Partia Socialdemokrate aktualisht e drejtuar nga Tom Doshi funksionoi si një makineri elektorale në zgjedhjet e vitit 2021, duke fituar dy mandate deputetësh në Shkodër dhe një në Tiranë dhe duke shpallur mbështetjen e palëkundur për Partinë Socialiste të Edi Ramës menjëherë pas zgjedhjeve. Në garën elektorale të 14 majit, duket se kandidati socialist Kristjan Shkreli ka siguruar edhe mbështetjen e PSD-së së Tom Doshit, pasi është shfaqur në disa takime elektorale përkrah këtij të fundit.

Bashkia e Vaut të Dejës shtrihet përgjatë luginës së poshtme të lumit Drin dhe është një zonë fushore shumë pjellore me bujqësi të zhvilluar. Bujqësia është e përqenduar te prodhimi i zarzavateve për tregun vendës dhe për eksport.

Qyteti i Vaut të Dejës u ndërtua si pjesë e projektit të hidrocentralit me të njëjtin emër mbi lumin Drin, një nga hidrocentralet më të mëdhenj të vendit. Bashkia përbëhet nga qyteti i Vaut të Dejës dhe ish-komunat Bushat, Vig-Mnele, Hajmel, Temal dhe Shllak. Bushati është njësia administrative me më shumë popullsi ndërsa bashkia përfshin edhe ish-komunat Temal dhe Shllak, të cilat gjenden në anën tjetër të Liqenit të Vaut të Dejës dhe të Liqenit të Komanit.

Përveç bujqësisë dhe industrisë elektroenergjetike, zona ka potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës. Administrata e bashkisë ka aktualisht rreth 300 të punësuar.

m.b./dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?