Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bisedimet Rusi – Ukrainë, Putin nuk heq dorë nga pretendimet territoriale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bisedimet Rusi – Ukrainë, Putin nuk heq dorë nga pretendimet territoriale
AktualitetBote

Bisedimet Rusi – Ukrainë, Putin nuk heq dorë nga pretendimet territoriale

Published: November 13, 2026
Shpërndaje

Në bisedën me Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë, kreu i Kremlinit tha, se për Rusinë ekziston vetëm një vijë e mundshme kufitare me Ukrainën, dhe ajo është kufiri i jashtëm zyrtar i Rusisë. Sipas interpretimit të Putinit, ky kufi përfshin edhe territore ukrainase që Rusia i ka aneksuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kremlini publikoi një video nga fillimi i bisedimeve. Pas operacionit të evakuimit në Oleshky, Putin propozon një aksion të ngjashëm edhe për qytetin Kostjantyniwka në Donbas.

Përveç gadishullit të Krimesë, të aneksuar që në vitin 2014, në vitin 2022 Moska shpalli si pjesë të territorit shtetëror rus edhe rajonet administrative ukrainase Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson. Megjithatë, nga pikëpamja ushtarake, pjesë të këtyre katër rajoneve vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Ukrainës.

Rusia kërkon veçanërisht tërheqjen e trupave ukrainase nga Donetsku dhe Luhansku, i ashtuquajturi Donbas, të cilin ushtria e Putinit nuk ka arritur ta pushtojë plotësisht në pothuajse pesë vjet luftë. Ukraina i kundërshton kategorikisht lëshimet territoriale. Ajo thekson gjithashtu se trupat ruse nuk kanë përparuar aq shumë sa i është raportuar Putinit nga Shtabi i Përgjithshëm rus.

- Publicitet -

Putin propozon një aksion humanitar për Kostjantyniwka

Gjatë bisedimeve, kreu i Kremlinit sugjeroi një operacion humanitar për Kostjantyniwka-n në Donbas, me qëllim evakuimin e civilëve, të ngjashëm me operacionin e fundit në qytetin e frontit Oleshky, të pushtuar nga Moska.

Gjatë një armëpushimi disaditor në fund të tetorit, qindra civilë mundën të largoheshin nga qyteti. Duke folur për situatën në Kostjantyniwka, Putin tha se aty ndodhen “ende rreth 400 deri në 500 civilë”.

Megjithatë, ndërsa Oleshky në jug, në rajonin Kherson, është qartësisht nën kontrollin rus, situata në Kostjantyniwka është më pak e qartë. Sipas blogerëve ushtarakë, atje vazhdon të ketë pozicione të ushtarëve ukrainas.

Moska: Evropianët duhet të caktojnë një negociator

Witkoff, si i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, dhe dhëndri i Trumpit, Kushner, udhëtuan në Moskë për ta informuar Putinin mbi bisedimet me përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi. Kushner ngriti çështjen e përfshirjes së evropianëve në negociatat për përfundimin e luftës.

Putin u përgjigj se Rusia nuk ka qenë kurrë kundër bisedimeve me evropianët. Megjithatë, ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me evropianët në mënyrë që këta të vendosin nëse duan luftë apo paqe. Rusia kërkon gjithashtu që evropianët të caktojnë një negociator.

Qëndrimi i Putinit për një përfshirje të mundshme të evropianëve në bisedime duket se bie ndesh me deklaratën e zëdhënësit të presidencës ruse, Dmitri Peskov. Të mërkurën (11.11.2026) ai bëri të qartë se delegacioni i Moskës në Abu Dhabi nuk ishte i interesuar për takime me përfaqësuesit evropianë që ndodheshin gjithashtu atje.

Udhëtimi vazhdon drejt konsultimeve të BE-së në Dublin

Pas takimit me Putinin, Witkoff dhe Kushner udhëtojnë drejt Dublinit për të informuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe përfaqësuesit evropianë.

Atje, në samitin e Komunitetit Politik Evropian, krerët e shteteve dhe qeverive nga pothuajse 50 vende po diskutojnë, ndër të tjera, për Ukrainën. Të premten 813.11.2026) në Dublin zhvillohet një samit joformal i BE-së, ku do të diskutohet edhe ndihma për Ukrainën.

Në Dublin po diskutohet gjithashtu, se kush duhet t’i përfaqësojë evropianët në negociatat për Ukrainën. Kancelari gjerman Friedrich Merz konsideron se Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe duhet të marrin rolin kryesor. Sipas Merzit, ky i ashtuquajtur format E3 është një format i provuar, në të cilin herë pas here përfshihen edhe Italia dhe Polonia.

“Nuk shoh absolutisht asnjë problem që kjo të vazhdojë kështu”, tha Merz.

Zelenskyy: Interneti satelitor për Ukrainën kufizohet përsëri

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po çojnë përpara konceptin e tyre për një zgjidhje paqësore për Ukrainën dhe Evropën, Zelenskyy raportoi se interneti satelitor amerikan Starshield, i rëndësishëm për ushtrinë, është kufizuar sërish në Ukrainë. Prej disa ditësh, ushtria po regjistron përsëri ndërprerje dhe probleme me shërbimin. Komisioni Evropian i cilësoi këto ndërprerje si të papranueshme.

Starshield është varianti ushtarak i shërbimit amerikan të internetit satelitor Starlink, i cili i përket sipërmarrësit të teknologjisë Elon Musk. Shërbimi ishte kufizuar për disa ditë edhe në mesin e tetorit.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandali i Nvidia, çfarë rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Bisedimet Rusi – Ukrainë, Putin nuk heq dorë nga pretendimet territoriale
  • Një lajm i mirë mund të të ndryshojë humorin, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot
  • Reshje shiu në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot
  • Shporta ushqimore në Tiranë 46% më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. realisti on 14 % më shumë se Greqia: Jo vetëm karburanti, kemi edhe çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon
  2. xha temja on BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  3. blero on Prapa perdes së pushtetit
  4. demo on VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  5. labi doktori on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?