Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Bojkotoni mbledhjen e së hënës, është e paligjshme”! Deklaratë e tre nënkryetarëve dhe kryetarit të Tiranës, lidhur me problemet në OVP LANÇ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Bojkotoni mbledhjen e së hënës, është e paligjshme”! Deklaratë e tre nënkryetarëve dhe kryetarit të Tiranës, lidhur me problemet në OVP LANÇ
Kryesore

“Bojkotoni mbledhjen e së hënës, është e paligjshme”! Deklaratë e tre nënkryetarëve dhe kryetarit të Tiranës, lidhur me problemet në OVP LANÇ

Published: March 19, 2023
Shpërndaje

Bojkotojeni Veli Myftarin! Thirrje dhe deklaratë e tre nënkryetarëve dhe kryetarit të Tiranës lidhur me problemet e brendshme në kryesinë e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar

Duam të informojmë opinionin publik lidhur me zhvillimet në Komitetin Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ:

Veprimet antiligjore të z. Veli Myftari vazhdojnë. Këtë të hënë më 20.03.2023 në orën 11 z. Veli Myftari, duke abuzuar me detyrën e sekretarit të Përgjithshëm në Komitetin Kombëtar ka thirrur në mbledhje kryetarët e Komiteteve të Veteranëve në bashki, pas shkrimeve në gazetën DITA.

- Publicitet -

Z. Veli harron që Organizata e Veteranëve dhe e Pasardhësve të LANÇ është shumë mirë e organizuar dhe strukturuar. Është e shtrirë dhe funksionon në nivel kombëtar. Ka struktura vendimmarrëse nga baza në qendër dhe frymë të lartë kolegjialiteti e besueshmërie. Ka autoritet e vlera të padiskutueshme në qëndrimin korrekt ndaj programit, misionit, dokumenteve bazë të ndërtimit e funksionimit të saj; ka organe vendimmarrëse kolegjiale.

Por z. Veli nuk i përfill strukturat e ligjshme vendimmarrëse dhe nuk është as luajal e as kolegjial. Ai nuk respekton statutin. Kështu veproi edhe këtë herë. Ne si nënkryetarë nuk patëm dijeni deri ditën e dielë mbasdite kur u interesuam dhe kërkuam vetë të marrim informacion.

Pavarësisht kësaj, ne kemi detyrë statutore të informohemi, të konsultohemi, të diskutojmë, të propozojmë, të marrim vendim në mënyrë kolegjiale për zgjidhjen e problemeve e mbarëvajtjen e punëve.

Ne nuk jemi pjesë e vendimmarrjes për këtë takim – mbledhje!

Z. Veli po përdor autoritetin e Organizatës, po shfrytëzon personalitetin, korrektësinë dhe përkushtimin e kryetarëve të komiteteve për të marrë në mbrojtje sekretarin e përgjithshëm. Ai i ngre nga Saranda në Tropojë për të mbuluar shkeljet e tij të vazhdueshme!

Këto sjellje dëmtojnë Organizatën, por vetëm përkohësisht, sepse kjo është tërësia e bijve dhe bijave të ish partizaneve të LANÇ!

Faktet provojnë që jo vetëm Profesor Tarifa, z. Spartak Braho, profesor Krisafi, profesor Xhufi kanë shumë të drejtë në shkrimet e tyre, por edhe të gjithë personalitetet e vendit dhe nga diaspora, që e konsiderojnë Organizatën e Veteranëve pasuri, vlerë të çmuar e nder të kombit, shqetësohen dhe i dënojnë veprimet, ambiciet, sjelljet e qëndrimet e z. Veli Myftari.

Ai nuk pret të zgjidhet, por synon të imponohet duke u vetëzgjedhur! Nuk e meriton të jetë, as në strukturat drejtuese të organizatës. Ai është fajtor nga të tri shkallët e gjykimit dhe i dënuar. Nuk është shpallur i pafajshëm!

Organizata e Veteranëve dhe e Pasardhësve të LANÇ-it ka kapacitete kualitative, të devotshëm e të përkushtuar që i bëjnë nder të propozohen e të miratohen nga strukturat vendimmarrëse.

Elidiana Canaj – nënkryetare

Vjollca Trebicka – nënkryetare

Murat Dardha – nënkryetar

Pelivan Hysi – kryetar i Komitetit të Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ për bashkinë e Tiranës

Tiranë, më 19.03.2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?