Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta
EkonomiKryesore

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Published: March 14, 2023
Shpërndaje

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve.

Çmimet kanë ndryshuar referua të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 13.03.2023.

Çmimi i naftës është ulur nga 193 lekë/litër në 189 lekë/litër, po ashtu edhe benzina e gazi janë ulur më 4 lekë, respektivisht do të shiten me 186 lekë/litër dhe 76 lekë/litër.

- Publicitet -

Çmimet e reja do të futen në fuqi nga dita e sotme në orën 18:00.

Vendim i Bordit të Transparencës 14.03.2023:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 14 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 13.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 829, -30 nga data 7.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 790, -29 nga data 7.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 107.25 (-0.76 nga data 7.03.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 14 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Muri i Berlinit dhe Tirana”!
  • Zv/presidentja e Asamblesë të OSBE: Në Shqipëri, studentët po gjobiten e dhunohen se ushtrojnë të drejtën e protestës
  • U helmuan nga ushqimi? 7 fëmijë të kopshtit Nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital
  • E rëndë, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit
  • Dorëheqja e parakohshme nga BQE-ja, a do të jetë Christine Lagarde presidentja e re e Francës

Komentet e Fundit

  1. Diana on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  3. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  5. demo on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?