Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Braçe shpërthen për 21 Janarin: Pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit, Prokuroria e Tiranës u tall me hetimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Braçe shpërthen për 21 Janarin: Pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit, Prokuroria e Tiranës u tall me hetimin
Lajmi i funditPolitike

Braçe shpërthen për 21 Janarin: Pushkatim pa gjyq në mes të bulevardit, Prokuroria e Tiranës u tall me hetimin

Published: December 8, 2023
Shpërndaje

Deputeti socialist, Erion Braçe foli gjatë në Kongresin e Partisë Socialiste për tragjedinë e 21 janar të vitit 2011. Ndërsa lexoi vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i marrë pak javë më parë, Braçe tha se në bulevard ka ndodhur pushkatim pa gjyq.

Referuar vendimit të Strasburgut, Braçe tha se aty thuhet qartë se protestuesit nuk ishin të dhunshëm dhe se që të katërt kanë qenë në Bulevard. Braçe tha se prokuroria e Tiranës është tallur me hetimet aso kohe, ndërsa shtoi se një vendimi tillë i hap rrugë drejtësisë për të çuar në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës.

“Hetimi që është kryer për këtë çështje nuk mund të konsiderohet efektiv që mund të çoje në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës. Ky është vendimi i gjykatës më të rëndësishme në Evropë, Strasburgu dhe nuk janë përshkrimi i ngjarjes, por janë konkluzionet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Nuk e kam kuptuar kurrë pse më 21 janar, për 12 vite me radhë më thuhej përmbahu. Pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse me dashje është monopol i shtetit në kushte të ligjshme, por në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq. Ka ndodhur në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjykata pohon se 4 protestuesit s’kanë qenë të dhunshëm dhe s’kanë qenë përdorues të armëve të zjarrit dhe kanë qenë në bulevard. Monopoli i shtetit nuk mund të jetë i tillë pa besimin e publikut te shtetit. PS i kishte shpjeguar jo vetë qëllimin e protestës por edhe çdo veprim të ligjshëm, ishim dorëzuar te shteti për të betuar një nga të drejtat themelore, atë të njeriut”, tha Braçe.

- Publicitet -

Erion Braçe kritikoi Prokurorinë e Tiranës sa i takon hetimeve për vrasjen e 4 protestuesve para kryeministrisë në 21 janar 2011. Ai tha se prokuroria është tallur me hetimin. Ndërsa shtoi se PS nuk do të ofrojë kurrë mbrojtje për zyrtarë apo politikanë të cilët janë subjekt i një ndjekje penale nga organet e drejtësisë.

“Prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar, është tallur me hetimin. Mjafton të shihni pyetjen që i drejtonte ekspertizës duke i kërkuar nëse ka ndonjë zhvillim për plumbin në ballin e Aleks Nikës.  Kemi bërë pastrim të sistemit të drejtësisë në funksion të pavarësisë, të prokurorëve dhe gjyqtarëve.Përulësi dhe heshtje për çdo vendim të gjykatave. Zero mbrojtje politike për këdo që përballet me ndjekje penale. Kjo parti kurrë nuk e bëri prokurorin dhe gjykatësin.  Gjaku nuk është ujë, gjaku nuk duhet të bëhet ujë. Gjaku duhet të bëhet drejtësi.

Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet.  Në protestën e 21 Janarit 2011 u ekzekutuan nga garda Ziber Veizi, Hekuran Deda Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, ndërsa u plagosën edhe 6 protestues të tjerë, që të gjithë të pafajshëm dhe protestues paqësorë.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çmenduri në Botëror: Anglia mbyll epokën e Deshamp me “tenis”, 6-4 ndaj Francës për vendin e tretë
  • FOTO: Humb jetën pas një aksidenti në plazh gazetari i njohur
  • Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  • Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
  • Mbi 40 gradë Celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Iliada & Odiseja on Çështja Homerike
  2. E on PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  3. 1 on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino
  4. demo on Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  5. demo on Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?