Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Braktisen minierat, MIE revokon 11 leje vetëm në fund të shtatorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Braktisen minierat, MIE revokon 11 leje vetëm në fund të shtatorit
AktualitetEkonomi

Braktisen minierat, MIE revokon 11 leje vetëm në fund të shtatorit

Published: October 22, 2025
Shpërndaje

Sektori minerar në tërësi duket se nuk po përjeton ditët e tij më të mira. Të paktën nëse flasim për shfrytëzimin e lejeve të dhëna subjekteve vit pas viti.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm në datë 29 shtator të këtij viti ka lëshuar të paktën 11 njoftime për nisjen e proceduarve të revokimit për një seri minierash në vend ndërsa në total lejet e revokuara nga fillimi i vitit kanë arritur 26.

Shkak për revokimin në grup të 11 lejeve të fundit duket se ka të bëjë mungesa e aktivitetit minerar për një kohë të konsiderueshme. Pra subjektet që janë mbajtës të këtyre lejeve minerare kanë pushuar aktivitetin në minierë për më shumë se një vit. Kjo në fakt është arsyeja dominuese në rastet e fundit.

- Publicitet -

Për disa raste të tjera duket se shkak është bërë mospërmbushja e planeve të investimit që kompanitë që kanë përfituar lejet kanë premtuar se do të bënin në këto miniera. Lejet minerare të revokuara së fundmi janë për miniera në Bulqizë, Kukës, Librazhd, Lezhë, Përrenjas.

Më herët gjatë këtij viti Ministria revokoi disa lejë për shkak se kompanitë nuk kishin bërë bërë pagesat e garancisë financiare për rehabilitimin për vitin 2024.

Kjo pagesë sanksionohet me ligj dhe duhet të paguhet çdo vit nga ana e kompanive që zotërojnë një leje minerare mbi një zonë të caktuar. Kjo shumë parash që duhet të sigurohet nga kompania në mënyrë që të përdoret për të kthyer në gjendjen e mëparshme terrenin.

Gjatë 2024-ës MIE revokoi 19 leje minerare ku përveç arsyeve të lidhura me mos ushtrimin e aktivitetit dhe pagesës së garancisë kishte edhe raste të mospërmbushjes së detyrimit që lidhet me planin e punës apo kur subjektet kanë bërë deklarime të pasakta pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës. Pra deklarimet nuk përputheshin me situatën faktike në terren ku subjekti ushtronte aktivitetin.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar
  • FOTO: Ja kush janë efektivi dhe biznesmeni që u arrestuan në Durrës gjatë operacionit të SPAK
  • Certifikata false dhe gjurmë gishti në lateks: Në pranga mjekët që favorizuan narkotrafikantin Dritan Rexhepi
  • Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  • SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Qelbur peshku nga koka on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi
  2. Kokpalari 21 janarit on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi
  3. K R on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi
  4. prehistoriku on SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri
  5. K R on SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?