Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Britania i jep dritën jeshile ambasadës gjigande të Kinës në Londër, plasin polemikat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Britania i jep dritën jeshile ambasadës gjigande të Kinës në Londër, plasin polemikat
AktualitetBote

Britania i jep dritën jeshile ambasadës gjigande të Kinës në Londër, plasin polemikat

Published: January 21, 2026
Shpërndaje

Qeveria britanike ka miratuar ndërtimin e një ambasade të re gjigante të Kinës pranë Kullës së Londrës, pasi shërbimet e inteligjencës i kanë garantuar autoriteteve se rreziqet për sigurinë kombëtare mund të menaxhohen.

Vendimi është marrë nga sekretari për komunitetet, Steve Reed, dhe hap rrugën për një vizitë të kryeministrit Keir Starmer në Pekin në javët në vijim.

Sipas Reed, shqetësimet më të gjera politike apo etike lidhur me Kinën nuk mund të merren parasysh në procesin e planifikimit urban, raporton The Guardian.

- Publicitet -

Vendimi ka shkaktuar kundërshtime të forta politike. Deputetë nga të gjitha krahët politike kanë shprehur shqetësime, veçanërisht për shkak të afërsisë me kabllot e të dhënave që lidhin City of London.

Megjithatë, MI5, MI6, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme nuk kanë identifikuar rreziqe specifike që do të justifikonin bllokimin e projektit.

Në një letër të përbashkët, drejtori i MI5, Ken McCallum, dhe shefja e GCHQ, Anne Keast-Butler, kanë pranuar se “nuk është realiste të eliminohet çdo rrezik potencial”, por kanë theksuar se është përgatitur një paketë masash sigurie “profesionale dhe proporcionale”.

Megjithatë, Komiteti parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë ka kritikuar procesin.

Kryetari i tij, Lord Beamish, ka deklaruar se raportet ishin të pjesshme dhe jo të koordinuara siç duhet për një çështje kaq sensitive, duke paralajmëruar se do t’i drejtohen kryeministrit për sqarime.

Ambasada e re pritet të jetë më e madhja në Europë, me mbi 200 punonjës.

Britania i jep dritën jeshile ambasadës gjigante të Kinës

Kritikët paralajmërojnë se ajo mund të shndërrohet në qendër spiunazhi dhe presioni ndaj disidentëve kinezë, përfshirë aktivistë nga Hong Kongu. Opozita konservatore e ka quajtur vendimin “dorëzim të turpshëm”, ndërsa ish-lideri Iain Duncan Smith, e ka cilësuar atë si një injorim të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Partia Komuniste Kineze.

Nga ana tjetër, Reed ka theksuar se Kina ka rënë dakord të mbyllë shtatë seli diplomatike ekzistuese dhe t’i përqendrojë ato në një vend të vetëm, gjë që sipas MI5 do ta bëjë më të lehtë monitorimin. Çdo aktivitet i paligjshëm, ka shtuar ai, do të trajtohet përmes mekanizmave ligjorë dhe jo përmes sistemit të planifikimit.

Banorët lokalë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë rishikim gjyqësor të vendimit, nëse arrijnë të mbledhin fondet e nevojshme për përfaqësim ligjor.

Vendimi pritet të lehtësojë marrëdhëniet Londër–Pekin përpara vizitës së Starmer në Kinë, në fund të janarit.

Çështja e ambasadës ka qenë prioritet për Pekinin dhe është ngritur drejtpërdrejt nga presidenti Xi Jinping në bisedën e tij të parë telefonike me kryeministrin britanik në gusht 2024.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet
  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë
  • Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  • Një vatër e re konflikti

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  2. Vlora 97 on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  3. Dashi on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. demo on Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV ndryshon qëndrim: Do votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  5. Valbona on Tragjedia e 11 Shtatorit 2001 në kujtimet e Skifter Këlliçit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?