Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Britania s’ka pse të quhet “e Madhe”, Lavrov: Bashkëpunim me SHBA për Ballkanin, Groenlanda s’është e Danimarkës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Britania s’ka pse të quhet “e Madhe”, Lavrov: Bashkëpunim me SHBA për Ballkanin, Groenlanda s’është e Danimarkës
AktualitetBote

“Britania s’ka pse të quhet “e Madhe”, Lavrov: Bashkëpunim me SHBA për Ballkanin, Groenlanda s’është e Danimarkës

Published: January 20, 2026
Shpërndaje

Rusia po i fërkon duart nga përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës lidhur me Groenlandën. Teksa retorika e Trump ndaj udhëheqësve europianë përshkallëzohet gjithmonë e më shumë, Moska nuk humb rastin për të ndërhyrë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, komentoi se Groenlanda nuk ishte pjesë natyrale e Danimarkës, ndërsa tha se problemi i ish-territoreve koloniale po bëhej gjithmonë e më akut.

“Groenlanda, në parim, nuk është pjesë natyrale e Danimarkës, apo jo? Nuk ishte as pjesë e Norvegjisë dhe as e Danimarkës. Është një pushtim kolonial. Fakti që banorët janë tani të mësuar me këtë dhe ndihen rehat është çështje tjetër”, u shpreh Lavrov.

- Publicitet -

Por teksa përçarjet mes aleatëve transatlantikë ngazëllejnë Moskën, kjo e fundit ka mohuar sugjerimet se po kërkon të kontrollojë ishullin. Lavrov tha gjatë konferencës së të martës se Rusia nuk ka asnjë interes të ndërhyjë në çështjen e Groenlandës, e as ta marrë atë.

Shefi i diplomacisë ruse sulmoi Britaninë e Madhe, të cilën e ka shpallur si armikun kryesor për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës. Sipas Lavrovit, Britania nuk ka pse ta quajë veten “e madhe”.

“Pa ofendim, por mendoj se duhet të quhet thjesht ‘Britani’. Sepse me ‘Britani të Madhe’, ky është i vetmi rast në histori kur një vend e quan veten ‘të madh’”, tha ai.

Rusia akuzon Londrën se po punon fuqishëm në prapaskenë për të minuar interesat e Moskës nëpër botë, ndërsa ka vendosur kufizime të stilit sovjetik ndaj diplomatëve britanikë.

Ndërsa përjashtoi mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje me liderët europianë, Lavrov u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me SHBA-në lidhur me Ballkanin, mbi atë që po ndodh në Bosnje, por edhe në vende të tjera.

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Absurditeti i një Gjykate
  • Kush fitoi në Londër?
  • Ish-bashkëshortja e familjarit të deputetes bën denoncim të ri publik
  • Reformim, jo Revokim i OKB-së!
  • Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Kush fitoi në Londër?
  2. K R on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  3. Patriot on Nga Lazarati te Kanadaja
  4. Konfuzion si popull on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  5. demo on Reformim, jo Revokim i OKB-së!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?