Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bruksel, protestë e dhunshme e fermerëve para Këshillit Evropian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Bruksel, protestë e dhunshme e fermerëve para Këshillit Evropian
BoteLajmi i fundit

Bruksel, protestë e dhunshme e fermerëve para Këshillit Evropian

Published: February 26, 2024
Shpërndaje

Fermerët u përplasën të hënën me policinë në Belgjikë, duke hequr barrierat e vëna nga policia, ndërsa ministrat e Bujqësisë të Bashkimit Evropian ishin mbledhur në Bruksel për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e tyre. Policia tha se 900 traktorë kishin hyrë në qytet, shumë prej të cilëve ishin shumë afër ndërtesës së Këshillit Evropian ku po mblidheshin ministrat. Protestat e fermerëve janë përhapur edhe në vende të tjera evropiane.

Tymi mbuloi qiellin pranë vendit ku policia belge përdori uji kundër fermerëve për të mbrojtur selinë e BE-së

Policia kishte vendosur barrierave prej betoni dhe tela me gjemba

- Publicitet -

Fermerët thonë se janë të zemëruar me burokracinë e bllokut dhe konkurrencën nga importet e lira nga vendet ku standardet relativisht të larta të BE-së nuk përmbushen.

“Nuk është e drejtë që gjatë gjithë kohës ndaj nesh zbatohen standarde të cilat bëhen praktikisht absurde ndërsa lejojmë prodhime ushqimore në vendin tonë që nuk i plotësojnë ato standarde”, thotë fermeri belg, Gregory Deleau.

Fermerët bllokuan rrugët kryesore që të çojnë në qendër të Brukselit, duke rreshtuar traktorë.

Brenda ndërtesës së Këshillit të BE-së, ministrat evropianë thanë se po punojnë për të trajtuar shqetësimet e fermerëve.

“Belgjika, që ka presidencën e BE-së, ka marrë 500 propozime nga vendet anëtare, që është një shifër e lartë, por e rëndësishme. Ne do t’i analizojmë ato. I kemi dërguar në Komision dhe shpresojmë që përgjigjet do të jenë të mjaftueshme”, tha të hënën zëvendëskryeministri belg, David Clarinval.

“Besimi mes nesh është thyer. Duhet të rikthejmë besimin e fermerëve dhe blegtorëve tanë se Bashkimi Evropian dhe në këtë rast qeveria spanjolle, i mbron, i mbështet dhe sigurisht i merr parasysh problemet e tyre”, tha ministri spanjoll i bujqësisë, Luis Planas Puchades.

Gjatë fundjavës, Presidenti francez Emmanuel Macron u prit me fishkëllima në hapjen e Panairit Bujqësor të Parisit nga fermerët e zemëruar që e fajësojnë atë se nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i mbështetur ata.

Para hapjes zyrtare, disa dhjetëra protestues kaluan me forcë përmes barrierave të sigurisë dhe hynë në vend ndërsa Presidenti po mbërrinte.

Takimi në Bruksel të hënën u mbajt ndërsa fermerët kanë shtuar protestat këtë vit, jo vetëm në Francë, por edhe në Poloni, Gjermani, Spanjë, Itali, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Ata ankohen për kosto të larta, importe të lira si dhe kufizime të nxitura nga nisma e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.

Fermerët polakë rreshtuan rreth 100 traktorë duke bllokuar një nga hyrjet kryesore për në Gjermani.

“Ne po protestojmë kundër asaj që Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian po na propozojnë në lidhje me të Marrëveshjen e Gjelbër. Ne duam të tregojmë solidaritetin tonë me të gjithë protestuesit në Poloni, në Gjermani, Francë, Spanjë, ne fermerët jemi bashkë. Në fakt të gjithë presim të njëjtën gjë nga ata që janë në pushtet në Parlamentin Evropian”, thotë Dariusz Wrobel, fermer dhe sipërmarrës nga Polonia.

Fermerët protestuan edhe në Madrid të hënën për të kërkuar veprime nga politikëbërësit mbi një sërë vështirësish me të cilat po përballen nga çmimet e lira në supermarkete, te importet me kosto të ulët që ulin prodhimin vendas e deri te rregullat e rrepta mjedisore të BE-së.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Spektakël në qiell më 12 gusht, eklipsi total diellor rikthehet në Evropë pas 27 vitesh
  • Zjarret në Mallakastër dhe Krujë drejt shuarjes
  • 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  • Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  • Horoskopi 10 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot

Komentet e Fundit

  1. Rexha on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Churchill Vlorë on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  3. Mentori on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  4. Dursakja on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?