Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BSH miraton rregulloren për informacionin e domosdoshëm të transfertave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BSH miraton rregulloren për informacionin e domosdoshëm të transfertave
AktualitetEkonomi

BSH miraton rregulloren për informacionin e domosdoshëm të transfertave

Published: August 15, 2024
Shpërndaje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë muaj rregulloren “Për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve”. Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave për informacionin mbi paguesit dhe përfituesit e pagesave që shoqëron transfertat e fondeve, në Euro, në kontekstin e Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA), pjesëmarrjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave në Shqipëri, në skemat e pagesave të administruara nga Këshilli Europian i Pagesave dhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në rastet kur të paktën një nga ofruesit e shërbimeve të pagesave i përfshirë në transfertën e ekzekutuar në një skemë pagese të administruar nga Këshilli Europian i Pagesave është i vendosur dhe i licencuar në Shqipëri.

Gjithashtu, rregullorja përcakton politikat, procedurat dhe kontrollet e brendshme për të siguruar zbatimin e masave shtrënguese, kur të paktën një nga ofruesit e shërbimeve të pagesave është i vendosur dhe i licencuar në Shqipëri, pavarësisht transaksionit të përfshirë ose monedhës së përdorur.

Ofruesi i shërbimeve të pagesave të palës urdhëruese (paguesit) duhet të sigurohet se transfertat e fondeve shoqërohen me informacionin ku përfshihet emri dhe mbiemri i paguesit ose emri i personit juridik të paguesit; numri i llogarisë së pagesës së paguesit; adresa e paguesit, përfshirë emrin e shtetit apo juridiksionit, numri i dokumentit të identifikimit dhe numri personal i klientit, ose, si alternativë, ditëlindja dhe vendlindja e paguesit dhe kodi i identifikimit të subjektit juridik, ose në mungesë të tij, çdo numër unik identifikimi i barasvlershëm.

- Publicitet -

Për përfituesin e pagesës, informacioni i domosdoshëm i kërkuar është emri dhe mbiemri i përfituesit ose emri i personit juridik të përfituesit; numri i llogarisë së pagesës së përfituesit; dhe kodi i identifikimit të subjektit juridik, ose në mungesë të tij, çdo numër unik identifikimi i barasvlershëm.

Përpara transferimit të fondeve, ofruesi i shërbimit të pagesave të paguesit duhet të verifikojë saktësinë e informacionit të kërkuar.

Procesi i verifikimit do të konsiderohet i kryer nëse identiteti i paguesit është verifikuar në përputhje me nenin 4/1 të ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” dhe informacioni i marrë nga ky verifikim ruhet në përputhje me nenin 16 të atij ligji. Këto dispozita zbatohen edhe kur paguesi është klient ekzistues.

Ofruesi i shërbimeve të pagesave të paguesit nuk duhet të ekzekutojë transfertën e fondeve, pa siguruar përputhshmërinë e plotë me parashikimet e këtij neni.

Megjithatë, rregullorja parashikon kërkesa më bazike për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare deri në 1000 euro, që nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën apo tranasferta të tjera fondesh.

Në këto raste, ofruesi do të kërkojë vetëm emrin dhe mbiemrin e paguesit dhe të përfituesit, ose emrin e personit juridik të paguesit dhe të përfituesit, si edhe numrin e llogarisë së pagesës së paguesit dhe të përfituesit, ose, aty ku është e zbatueshme, kodin unik të identifikimit të transaksionit.

Për shumat deri në 1000 euro, ofruesi i shërbimeve të pagesave të paguesit nuk do të jetë i detyruar verifikojë informacionin mbi paguesin, përveç rasteve kur i ka marrë fondet që do të transferohen në formën e parasë fizike (cash), kur ka baza të arsyeshme të dyshojë për pastrim parash ose financim terrorizmi, kur ka dyshime për vërtetësinë ose përshtatshmërinë e të dhënave të marra më pare, ose kur ka dyshime për mashtrim.

Rregullorja do të hyjë në fuqi pas miratimit të zgjerimit të shtrirjes gjeografike të SEPA në Republikën e Shqipërisë, nga Këshilli Europian i Pagesave.

Ofruesit e shërbimeve të pagesave që janë objekt i kësaj rregulloreje duhet të marrin masat e nevojshme për përshtatjen e aktiviteteve dhe operacioneve të tyre me kërkesat e kësaj rregulloreje, brenda një periudhe prej 180 ditësh nga miratimi i zgjerimit të shtrirjes gjeografike të SEPA-s në Shqipëri, nga Këshilli Europian i Pagesave.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti
  • Kapen 6 telefona në Burgun e Durrësit, avokati: Asnjë prej tyre nuk i përket Veliajt
  • Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
  • Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  • A do ketë tërmet politik më 6 shtator në Gjermani?

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  2. ¿? on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  3. 1thundrak on Evis Sala dha dorëheqjen, mblidhet PS, a do të ketë ndryshime në qeveri?
  4. ¿? on Përse u largua Ministrja e Shëndetësisë? Zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  5. ¿? on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?