Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bulmeti në Shqipëri kushton 11.7% më shumë se mesatarja europiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bulmeti në Shqipëri kushton 11.7% më shumë se mesatarja europiane
AktualitetEkonomi

Bulmeti në Shqipëri kushton 11.7% më shumë se mesatarja europiane

Published: June 22, 2023
Shpërndaje

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, për shkak të madhësisë së sektorit në ekonomi (rreth 20% e PBB-së me 2021) dhe kontributit në punësim, por nga ana tjetër ka ndër çmimet më të larta të bulmetit në Europë. Në vitin 2022 vendi ynë u rendit ndër vendet europiane me çmimin më të lartë të produkteve të bulmetit dhe të vezëve në një publikim i fundit i Eurostat mbi të dhënat e konsumit për frymë në vendet e BE-së dhe ato kandidate me 2022.

Çmimet e bulmetit dhe vezëve ne Shqipëri ishin sa 111.7 për qind e mesatares se vendeve të Bashkimit Europian ose e thëne ndryshe nëse 1 kilogram nga këto produkte në BE kushton mesatarisht 100 lekë në Shqipëri kushtoi 111.7 lekë me 2022.

Shqipëria u rendit në mesin e 14 vendeve europiane me çmimin me të lartë të bulmetit vitin e kaluar. Tre vitet e fundit në shumë vende të Europës çmimet shënuan rënie në krahasim me mesataren e BE-së, por në Shqipëri kishte rritje. Me 2020 çmimi i bulmetit dhe vezëve në vendin tonë ishte sa 105 % e mesatares se BE-së, por në dy vitet e mëvonshme u rrit edhe me 6.8 pikë përqindje.

- Publicitet -

Të dhëna të detajuara nga Eurostat tregojnë në se në vitin 2022 çmimet më të lira për bulmetin dhe vezët në raport me mesataren e BE-së ishin në Poloni me 75%, më tej në vend të dytë ishte Maqedonia e Veriut me 82.2%, Bosnja, 90.1%, Franca me 90.3 Turqia me 94.7%. Edhe Italia (108.7%), Spanja (102), Gjermania (102%) e kanë bulmetin më lirë se në Shqipëri.

Në krahun tjetër Islanda një shtet i vogël ishullor në Veri të Europës ku në pjesën më të madhe të vitit ka dëborë çmimet e bulmetit janë sa 167.2% të BE-së, me tej vjen Norvegjia me 151.6%, Zvicra me 148.8%, Greqia me 139.8%, Malta 131% etj. Si rrjedhojë e çmimeve të larta shpenzimet për frymë të shqiptarëve për konsumin e bulmetit dhe vezëve u rriten ndjeshëm në vitin 2022 duke arritur në 324 euro për banorë në vit. Nga viti 2019 në vitin 2022 shpenzimet e shqiptareve për bulmet dhe vezë u rriten me 30.6% sipas të dhënave të Eurostat.

Shpenzimet më të ulëta për frymë për bylmet i kanë irlandezët, serbët, bullgarët dhe polakët me më pak se 200-232 euro në vit për frymë. Bulmeti dhe vezët janë produkti kryesor i shportës së mallrave me rendësi të lartë në procesin ushqyerjes të rekomanduara për konsum të përditshëm në të gjithë grup-moshat nga Organizata Botërorë e Shëndetësie.

Çmimet e larta të këtyre produkteve përveçse rendojnë kostot e jetesës rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës që nuk mund të përballojë financiarisht blerjen e përditshme të tyre. Industria vendase e përpunimit të qumështit po vuan rritjen e kostove dhe rënien e numrit të bagëtive, çka ka ndikuar në rritjen e çmimeve, duke e bërë atë jo konkurruese dhe duke favorizuar importet.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?