Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bumerangu i Arrogancës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Bumerangu i Arrogancës
opinion

Bumerangu i Arrogancës

Published: October 20, 2026
Shpërndaje

​Deklarata e fundit e Kryeministrit – ku të rinjtë protestues etiketohen si “ca kalamaj të pashkolluar periferie që s’dinë të lidhin bashkë shtatë fjalë” – zbulon një paradoks të thellë etik dhe shtetëror. Përpara se të jetë një fyerje ndaj rinisë, kjo fjali është një vetëakuzë e drejtpërdrejtë.

Nëse një i ri sot është i pashkolluar, pa formim dhe pa aftësi analitike, pyetja natyrshme nuk bie mbi të, por mbi pushtetin që e ka qeverisur vendin gjatë gjithë periudhes së rritjes dhe formimit të tij.

Kush e arsimoi këtë brez? ​Nuk mund t’i qeverisësh njerëzit për më shumë se një dekadë dhe pastaj të sillesh sikur brezi i ri ka zbritur nga një planet tjetër. Kush i drejtoi ministritë e arsimit? ​Kush i hartoi kurrikulat dhe e katandisi sistemin arsimor në testim me alternativa e analfabetizëm funksional? Kush krijoi një mjedis ku drejtimi arsimor zëvendësohet me patronazhistin dhe teserën e partisë?

- Publicitet -

Nëse këta të rinj s’dinë të lidhin fjalët, kjo është prova më e qartë e dështimit arsimor të vetë kësaj qeverie. Të tallesh me produktin e sistemit tënd është kulmi i papërgjegjshmërisë shtetërore.

Kurse përdorimi i fjalës “periferi” si një term ofendues zbulon një mendësi elitare të rreme dhe tregon një distancim total nga realiteti shoqëror. Në vend që shteti të investojë në periferi për të reduktuar pabarazinë, Kryeministri e përdor këtë term për t’i stampuar këtyre të rinjve vulën e “qytetarëve të dorës së dytë”.

Është e qartë që KM nuk ka përgjigje për varfërinë, mungesën e perspektivës dhe shpopullimin. Ndaj zgjedh rrugën më të lehtë. Sulmon karakterin e protestuesit për të shmangur substancën e protestës.

Një udhëheqës serioz dëgjon revoltën e rinisë, merr përgjegjësi për dështimet e sistemit dhe ofron zgjidhje. Ndërsa një udhëheqës i cektë zgjedh të bëjë stand-up comedy me dëshpërimin e të rinjve, duke përdorur cinizmin si mburojë ndaj paaftësisë së vet.

Sjellja e tij provon se pushteti i sotëm nuk kërkon qytetarë që mendojnë, pyesin apo argumentojnë, por turma pushtuese që pranojnë çdo gjë verbërisht. Paniku i pushtetit lind pikërisht atëherë kur “kalamajtë e periferisë” refuzojnë të heshtin.

Kemi theksuar disa herë se arsimi, jo kullat me para droge, janë zhvillimi i vërtetë. ​Ndaj kjo përplasje retorike nxjerr në sipërfaqe edhe konfliktin e madh ideologjik dhe moral se ku po shkon vendi. Ky zhvillim i matur me lartësinë e kullave prej betoni dhe vila luksi – të ngritura mbi para të pashpjegueshme e të dyshimta droge e pastrimi – është i rremë. Kullat nuk edukojnë, nuk krijojnë mendim kritik dhe nuk mbajnë rininë në Shqipëri.

Zhvillimi i vërtetë i një kombi nuk matet me beton, por me arsimimin, dinjitetin dhe formimin e brezit të ri. Një shoqëri që investon te shkolla, te mësuesi dhe te truri i të rinjve ndërton të ardhme; një shoqëri që investon te betoni e paraja e pistë, ndërton vetëm një burg me fasadë luksoze nga ku të gjithë duan të arratisen.

Brezi i ri nuk ka nevojë për tallje e përçmim nga lartësia e këtyre kullave, por për një shtet që i garanton arsim cilësor, barazi mundësish dhe dinjitet në vendin e vet.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjodhi forcën përballë reflektimit
  • Bumerangu i Arrogancës
  • Atentat në Tiranë: Qëllohet një makinë në ecje tek “Komuna e Parisit”, vritet një person
  • Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike
  • VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  2. Ana on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  3. Gani USA on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  4. Noe on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  5. TIRONA on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?