Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Buxheti 2026, rritet pesha e shpenzimeve për sigurinë, ulet për mbrojtjen sociale dhe arsimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Buxheti 2026, rritet pesha e shpenzimeve për sigurinë, ulet për mbrojtjen sociale dhe arsimin
AktualitetEkonomi

Buxheti 2026, rritet pesha e shpenzimeve për sigurinë, ulet për mbrojtjen sociale dhe arsimin

Published: November 12, 2025
Shpërndaje

Shpërndarja e shpenzimeve buxhetore tregon për një zhvendosje të lehtë drejt forcimit të funksioneve publike dhe të sigurisë, teksa shihet rënie e mbështetjes për politikat sociale dhe arsimin.

Sipas të dhënave të projektbuxhetit 2026, fondi për shërbimet e përgjithshme publike do të jetë 68,5 miliardë lekë dukë zënë 7,7% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore nga 7% që zënë këtë vit. Kjo rritje reflekton shtimin e fondeve për administratën dhe menaxhimin e politikave publike.

Po ashtu, buxheti për mbrojtjen në vitin 2026  arrin në 43 miliardë lekë dhe do të zërë 4.9% të shpenzimeve totale nga 4.5% që zuri këtë vit në përputhje me angazhimet për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.

- Publicitet -

Një rritje e ngjashme vërehet edhe te rendi dhe siguria publike, ku fondet për vitin që vjen kapin një shifër prej 55,8 miliardë lekësh dhe zënë 6.3% të totalit të shpenzimeve buxhetore në 2026 nga 6.1% këtë vit.

Çështjet ekonomike, që përfshijnë investimet në infrastrukturë dhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik, mbeten të qëndrueshme në rreth 9.4% të totalit të buxhetit.

Ndërkohë, fondet për arsimin dhe shëndetësinë pësojnë ndryshime të vogla me tendencë rënie. Arsimi zë 8% të buxhetit në 2026 me financim 70 miliardë lekë, me një rënie të lehtë krahasuar me 8.1% në 2025, ndërsa shëndetësia mbetet në nivelin 9.2%, duke ruajtur peshën e saj në vitin që vjen njësoj si këtë vit.

Mbrojtja sociale, që përfshin pensionet dhe ndihmën ekonomike, mbetet zëri më i madh i buxhetit, me 27.3% të shpenzimeve në 2026, megjithëse ka një ulje të lehtë -0.4 pikë përqindje, krahasuar me një vit më parë edhe pse fondet për këtë zë u rritën.

Shpenzimet e tjera të paklasifikuara ku përfshihen fondet kontigjencë dhe ato për interesat e borxhit etj janë programuar 194 miliardë lekë ose 21.9% të totalit të buxhetit 2026, nga 22.6% që janë këtë vit.

Në strukturën e shpenzimeve të buxhetit 2026, ndarja e fondeve për mbrojtjen e mjedisit dhe për çështjet e kulturës, argëtimit dhe fesë mbetet shumë modeste, duke treguar se këto fusha nuk zënë ende një vend prioritar në politikat publike të vendit.

Sipas të dhënave, mjedisi përfiton vetëm 0.2% të totalit të buxhetit 202, një peshë shumë simbolike dhe shumë më e ulët se mesatarja europiane, ku fondet për mbrojtjen e mjedisit zakonisht variojnë midis 1.5 dhe 2% të buxheteve totale, dhe në disa vende arrijnë deri në 3%.

Gjithashtu fondet për argëtim, kulturë dhe çështje fetare zënë vetëm 0.8% të buxhetit, dhe dukshëm më i ulët krahasuar me BE-në, ku ky zë zakonisht luhatet rreth 2% të totalit të shpenzimeve publike. Kjo tregon se kultura dhe trashëgimia kulturore, megjithëse të rëndësishme për  zhvillimin e turizmit, nuk trajtohen ende si një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpëtohen katër turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë, njëri prej tyre ishte me fraktura
  • Horoskopi 29 Qershor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Mot me diell, temperaturat arrijnë deri në 39 gradë Celsius
  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

Komentet e Fundit

  1. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  3. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  4. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. demo on Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?