Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator
AktualitetEkonomi

Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator

Published: October 24, 2026
Shpërndaje

Ministria e Financave ka publikuar të dhënat për performancën paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Gusht, që reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Shtator 2026, arritën në rreth 626.6 miliardë lekë, një realizim në masën 100.3% të planit të periudhës.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën Janar-Gusht 2026, arritën në rreth 556.3 miliardë lekë, me një realizim në masën 92.8% të planit të periudhës.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Shtator 2026:

- Publicitet -

Të ardhurat totale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 63.7 miliardë lekë ose 11.3 % më shumë, një realizim në masën 76.1% të planit vjetor të mbledhjes së të ardhurave.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë në shumën 401.9 miliardë lekë, 677 milionë lekë ose 0.2% më shumë se plani për periudhën 9-mujore 2026. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë mbledhur 29.6 miliardë lekë ose 7.9% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën  Janar-Shtator 2026, u realizuan në shumën 215.6 miliardë lekë, 21.9 miliardë lekë ose 11.3% më shumë se 9-mujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e periudhës 9-mujore, të ardhurat e mbledhura janë 3.7 miliardë lekë ose 1.8% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 65 miliardë lekë, 14.6 miliardë lekë ose 29% më shumë se 9-mujori 2025 dhe me realizim në shumën prej +5.9 miliardë lekë ose 110% të planit për 9-mujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar-Shtator 2026 janë në shumën 11.3 miliardë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 42.3 miliardë lekë ose 95.7% e planit për 9-mujorin 2026.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë në shumën 73 miliardë lekë, 9.8 miliardë lekë ose 15.5% më shumë se 9-mujori i vitit 2025.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Shtator 2026, u realizuan në shumën 35.2 miliardë lekë, 415 milionë lekë ose 1.2% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, si dhe me realizimin në shumën 229 milionë lekë ose 100.7% të planit për 9-mujorin 2026.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, periudhën Janar-Shtator 2026, u realizuan në shumën 150.9 miliardë lekë, 15.9 miliardë lekë ose 13.5% më shumë se 9-mujori 2025 si dhe me realizim prej 100.5% të planit për 9-mujorin 2026.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Shtator 2026, u realizuan në vlerën 186.3 miliardë lekë, 7.6 miliardë lekë ose 4.3% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, me realizim në masën 98.3% të planit të periudhës.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë 122.6 miliardë lekë, 4.8 miliardë lekë ose 4% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, si dhe realizim 97.6% të planit për periudhën 9-mujore 2026.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë realizuar në shumën 54.5 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 4.2% më shumë se 9-mujori i vitit 2025, një realizim në masën 99.8% të planit për 9-mujorin 2026.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë në shumën 1.5 miliardë lekë, ose 1.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe realizim prej 110.7 % kundrejt planit të 9-mujorit 2026.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Shtator 2026, janë në vlerën 7.7 miliardë lekë, 654 milionë lekë ose 9.3% më shumë se periudha 9-mujore e vitit 2025, si dhe realizim prej 97.8% të planit të periudhës.

Shpenzimet:

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 9-mujore të vitit 2026, arritën në rreth 556.3 miliardë lekë me një realizim në masën 92.8% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 7.5% më i lartë ose rreth 39 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 9-mujore të vitit 2026, rezultuan në rreth 62.8 miliardë lekë, një realizim në masën 75.2% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 5.3% më i lartë ose rreth 3.1 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente, për periudhën 9-mujore të vitit 2026, rezultuan në rreth 493.5 miliardë lekë, një realizim në masën 95.7% të planit të periudhës, ku peshën kryesore e zënë shpenzimet për fondet speciale me 42.8% të totalit të shpenzimeve korente. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, zëri i shpenzimeve korente ka rezultuar 7.8% më i lartë ose rreth 35.9 miliardë lekë më shumë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator
  • Media gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën, mjekët dhe profesorët mbështesin studentët
  • Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri: Dialog
  • I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
  • Horoskopi 24 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për të shtunën

Komentet e Fundit

  1. Mara emigrante ne Itali on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. RETROSPEKTIVE on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  3. Sulltanati EDrogan i haremit te Ballukeve on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  4. Glaukias on Rama fton për dialog, ndërsa njerëzit pranë tij e shpallin të panegociueshme pikërisht çështjen për të cilën protestohet
  5. white-bear-b59b89dadd00c74f.znlc.jp on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?