Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit lë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit lë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë
KronikeLajmi i fundit

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit lë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë

Published: August 5, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të “Bankers Petroleum”.

Përfaqësuesit e ambasadës kineze në Tiranë, që ndodheshin në ambientet e jashtme të Apelit për të ndjekur nga afër procesin, nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë. Arsyeja për këtë është ndjeshmëria e lartë e çështjes. 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë mes tyre dhe drejtori aktual i kompanisë Hongping Xiao, kërkuan ndryshimin e masës së “arrestit me burg”, kërkesë që u rrëzua nga Apeli.

Drejtuesi i Bankers Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, u arrestuan nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe abuzimit me detyrën ndërsa katër persona u shpallën në kërkim. Sipas prokurorisë, drejtuesit e Bankers akuzohen se kanë fryrë shpenzimet e kompanisë përmes transferimit të parave në palë të lidhura apo me kontrata të dyshimta, gjë që ka sjellë nxjerrjen e kompanisë më humbje dhe mospagesën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit. Sipas ligjit aktual, kompanitë e naftës mundet të arrijnë marrëveshje me autoritetet shqiptare me qëllim që të nxjerrin naftë në operacione private, por në këtë rast, tatimi mbi fitimin është në masën 50%.

- Publicitet -

Që nga themelimi në vitin 2004, kompania ka shitur naftë me vlerë 532 miliardë lekë ndërsa ka deklaruar shpenzime në masën 684 miliardë lekë, duke i shtyrë prokurorët të pyesin se cili është motivimi që pronarët e kompanisë vijojnë operacionet kur kompania del në vijimësi me humbje si dhe të ngrenë dyshime nëse pronarët, të cilët mbeten të panjohur, kanë gjetur mënyra alternative për të transferuar fitimet nga kompania.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Auditet e domosdoshme! says:
    August 5, 2025 at 12:57 pm

    Kjo tregon që Bankers nuk ka kryer Audite për një periudhë 20 vjeçare, sepse po t’i kishte kryer, kontrolli do t’i kishte nxjerrë zbuluar. Për dijeni, asnjë firmë serioze nuk e anashkalon Auditin, sepse një herë në vit, drejtuesit e firmës japin llogari para aksionerëve dhe meqënëse aksionerët nuk mund të futen në detaje, ata i besojnë një firme auditi që është e specializuar për këtë qëllim. Prokuroria këtu të kapet, se përse Bankers nuk ka kryer Auditin?! Bankers ka mashtruar jo vetëm Shtetin Shqiptar, por edhe aksionerët e saj. Me sa di unë, Bankers ka qenë në Bursën e Kanadasë, pra ka aksionerë dhe Ligji Ndërkombëtar e dënon për mashtrim.

    Reply
  • Loli says:
    August 6, 2025 at 3:37 am

    Kjo tregon qe keta per 20 vjet Kan paguar pushtetaret te ciilet Kan mbyllur sy dhe vesh derisa ne prokurori thane qe nuk mund te vazhdohet me keshtu eshte nje Loi qe edhe nje femi e kupton kur je ne humbje nuk hidhen lek. Mendoi se Spak nen presion te amerikanve vendosi te hetohet. Shpresoim te mos Dalì flluck sapunin se aty do degjenerohet cdo gje.

    Reply
  • Shqiptar says:
    August 6, 2025 at 4:13 am

    Te gjithe e dime sa biznes i sukseshem eshte te nxjerresh dhe shesesh nafte,
    Si ka mundesi qe per 20 vjet nuk merre fitime shteti. Ketu pyetja eshte: KUSH I MBROJTI KETA HAJDUT, CILI POLITIKAN, VODHEN PASURINE QE NA TAKONTE TE GJITHE NEVE. Te na kthehen mbrapa sa me shume te jete e mundur.
    KETA ZOTERINJ PUNONIN PA FITUAR, Kujt ja hedhin me keto perralla qe kane treguar per 20 vjet.
    KUSH MBYLLI NJE SY DHE NJE VESH PER 20 VJET TE SHKOJ TE PUSHOJ NE BURG.

    Reply
  • Xha jaho says:
    August 6, 2025 at 4:19 am

    Varferuan shtresen naftembajtese dhe nuk dhane asnje qindarke shtetit, mbushen xhepat E tyre. Sigurishte mbrapa kane qene te mbedhtetur nga politikan. Te dal cili i ka mbedhtetur dhe ti kthehet popullit pasuria e grabitur.

    Reply
  • demo says:
    August 6, 2025 at 4:45 am

    Z.Kryeminister!Z.Qeveri!Eshte grabitja me kollosale qe i ka ndodhur ketij vendi dhe ketij populli.Specialiste te naftes e llogarisin vjedhjen ne 23 miljard dollare,POR MUND TE SHKOJE EDHE ME TEPER.
    Jam skeptik per aftesite e Qeverrise per te bere letrat e gjyqit komform ligjeve Nderkombetare,sepse i ka humbur te gjitha gjyqet dhe Arbitrazhet nderkombetare.Prandaj Qeverria te lexoje me vemendje komentet e specialisteve te fushes,si psh z.Auditet,, te perfaqesohet me avokate dhe ekonomiste te zote ne Arbitrazhet e Gjykates Strasburgut,
    Rezervat e naftes kane shteruar dhe Bankersi po pregatitet te braktise puset,,por jo pa i rrjepur edhe shtetit shqiptar nje Gjobe te Majme,,10 fishi Bechetit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?