Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çështja “Beleri”, Greqia nuk tërhiqet nga vetoja, Dendias: Shqipëria të…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Çështja “Beleri”, Greqia nuk tërhiqet nga vetoja, Dendias: Shqipëria të…
Lajmi i funditPolitike

Çështja “Beleri”, Greqia nuk tërhiqet nga vetoja, Dendias: Shqipëria të…

Published: February 22, 2024
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias i përcolli një mesazh Shqipërisë të mërkurën, duke i kërkuar vendit që të respektojë standardet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian ndërsa përparon drejt anëtarësimit në BE.

Dendias e dha këtë mesazh nga qyteti verior i Janinës, Epir, ku përfaqësoi qeverinë greke gjatë manifestimeve përkujtimore për 111-vjetorin e çlirimit të Janinës nga sundimi osman. Në deklaratën e tij, Dendias theksoi mbështetjen e palëkundur të Greqisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ai iu drejtua konkretisht Shqipërisë, duke thënë se duhet që të respektojë traktatet evropiane sidomos në mbrojtjen e minoriteteve. Dendias i është referuar pikërisht për çështjen e Fredi Belerit, pasi Athina ka ripësëritur vazhdimisht thirrjet që të lejojë betimin e tij si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

- Publicitet -

“Greqia është një vend që mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër më duhet që t’i dërgoj një mesazh Shqipërisë fqinje, e cila po përpiqet t’i bashkohet familjes evropiane. Ky shtet duhet të ketë parasysh nevojën për të respektuar traktatet evropiane sidomos në mbrojtjen e minoritetit grek”, tha Dendias.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar, Greqia zyrtarizoi veton e saj duke njoftuar edhe 26 vendet e tjera anëtare të BE-së se nuk lejon hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë. Pala greke e kushtëzon vendimin pozitiv për hapjen e grupit të parë të kapitujve në negociatat e anëtarësimit me lejimin e betimit të Fredi Belerit, si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.

Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhjet e 14 Majit, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  • Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, e mitura ndërron jetë
  • Familja e Lionel Messit në zi, ylli argjentinas humb babain në moshën 68-vjeçare
  • “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  • Historia e shqiptarit që rrezikoi jetën për të shpëtuar dhjetëra shtëpi në Psatha të Greqisë

Komentet e Fundit

  1. Max on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Fjala on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. I lir on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  4. I lir on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  5. I lir on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?