Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çështja “Negreira”/ Shpërthen Laporta: Do mbroj nderin e Barcelonës dhe do përballem me të gjithë të paturpët që po sulmojnë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Çështja “Negreira”/ Shpërthen Laporta: Do mbroj nderin e Barcelonës dhe do përballem me të gjithë të paturpët që po sulmojnë!
Sport

Çështja “Negreira”/ Shpërthen Laporta: Do mbroj nderin e Barcelonës dhe do përballem me të gjithë të paturpët që po sulmojnë!

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

Dy ja javë pas ‘tërmetit’ me rastin e bujshëm “Negreira” në Spanjë, për dyshimet e ryshfeteve në favor të Barcelonës, ka ardhur reagimi dhe shpërthimi i presidentit të klubit, Joan Laporta. Teksa merrte pjesë në një event të “Auditori 1899”, me kapitenët e ekipeve ndër vite të klubit, ish-deputeti i parlamentit dhe juristi nuk i kurseu sulmet për askënd.

Lajmet e fundit e vënë klubin në rrezik heqje pikësh, mospjesëmarrje në sezonin e ardhshëm të Champions apo edhe dënimin me rënie nga kategoria. “Mos mendoni se prekem për shkak të kësaj dobësie, por sepse kam dëshirë të përballem me të gjithë ata të paturpët që po sulmojnë fanelën tonë. Askush të mos mendojë apo të na e marrë për dobësi”, u shpreh Laporta. Pak ditë më parë ai dha një deklaratë të shkurtët në lidhje me lajmet që publikoheshin, duke thënë se “nuk më surprizoi asgjë”. I u dha garanci tifozëve dhe kërkoi që të ruanin qetësinë përballë kësaj situate dhe për më tepër pas deklaratës së klubit të Real Madrid, që u shpreh i indinjuar me dosjen “Negreira”, që po hetohet nga Prokuroria. “Shikoni, nderi dhe shpirti barcelonist (cule quhen tifozët e skuadrës), as nuk mund të blihet dhe as nuk mund të shitet apo shkelet me këmbë. Të bashkohemi përballë këtyre sulmeve, sepse asgjë që thuhet nuk është e vërtetë”, shkruante avokati që kryeson klubin për herë të dytë, në rrjetet sociale. Dhe në fund siguroi se “do e mbrojmë nderin e klubit, me të gjithë forcën tonë”.

Prokuroria po heton ish-zv/presidentin e Federatës së Arbitrave, Negreira, aktualisht i sëmurë, se vite më parë ka marrë pagesa nga ish-presidenti i klubit Bartomeu, që të jepte informacione se çfarë diskutohej e vendosej në Komisionin e Arbitrave. Ka dyshime se pagesat janë dhënë edhe për të ndërhyrë tek gjyqtarë të caktuar për favorizime, por klubi e ka hedhur poshtë.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme
  • “Jam udhëheqës i milicisë serbe…”, një email kërcënues u dërgua ndaj institucioneve, dyshohet të jetë hakëruar

Komentet e Fundit

  1. AFORIZMA on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. vlonjat on Autokracia e kartonave
  3. Dashnor Osmani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. vlonjat on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Nuk on Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?