Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çështja “Negreira”/ UEFA nis hetimet dhe trondit Barcelonën, katalanasit një hap larg skualifikimit nga Champions
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çështja “Negreira”/ UEFA nis hetimet dhe trondit Barcelonën, katalanasit një hap larg skualifikimit nga Champions
AktualitetSport

Çështja “Negreira”/ UEFA nis hetimet dhe trondit Barcelonën, katalanasit një hap larg skualifikimit nga Champions

Published: March 23, 2023
Shpërndaje

Prej javësh dosja “Negreira” ka trazuar keq ujërat sportivë në Spanjë dhe veçanërisht futbollin, duke vënë nën dyshim të gjithë sistemin, nën dyshimin e korrupsionit nga fundi dhe deri në krye. Megjithëse i ka rënë për pjesë Barcelonës, duket se edhe klube të tjera të fuqishme, si Real Madridi, kanë vepruar njëlloj dhe po i tremben efektit ‘domino’ që mund të hapet nëse katalanasit do bëhen shembull.

UEFA njoftoi dje se ka nisur një hetim për Barcelonën, për shkak të pagesave të klubit spanjoll ndaj një kompanie që drejtohej nga ish-shefi i arbitrave në Spanjë, Enriquez Negreira. Tanimë edhe zyrtarisht Barça rrezikon mos pjesëmarrjen në Champions League sezonin që vjen. “Në përputhje me nenin 31.4. Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s do të kryejnë një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s”, shkruhet në njoftimin zyrtar. Duke marrë parasysh edhe raportet e këqija diplomatike mes klubit dhe qeverisë së futbollit europian prej shumë vitesh, ky ndëshkim mund të konsiderohet i sigurt.

- Publicitet -

Organizata evropiane e futbollit kërkoi të enjten një hetim për këtë çështje, e cila tashmë po ndiqet nga prokurorët në Spanjë. Rregulloret e Ligës së Kampionëve në fuqi që nga prilli 2007 lejojnë UEFA-n të ndalojë skuadrat nga garat për një sezon, nëse ato janë të përfshira në ‘caktimin’ e ndeshjeve. UEFA tha të enjten se u kërkoi inspektorëve disiplinorë që të “kryejnë një hetim në lidhje me një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga FC Barcelona në lidhje me të ashtuquajturin “Çështja Negreira”. Dokumentet e gjykatës tregojnë se Barcelona ka paguar 7.3 milionë euro (7.7 milionë dollarë) nga 2001-2018 për kompaninë e José María Enríquez Negreira, ish-zëvendës presidenti i komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll.

Barcelona ka mohuar vazhdimisht çdo konflikt interesi, duke thënë se ka paguar për raportet teknike për gjyqtarët, por kurrë nuk është përpjekur të ndikojë në vendimet e tyre në ndeshje.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  • Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH
  • Finlanda u ofron beqarëve nga e gjithë bota një udhëtim falas për të gjetur dashurinë

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?