Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë nuk kupton kryeministri?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Çfarë nuk kupton kryeministri?
Lajmi i fundit

Çfarë nuk kupton kryeministri?

Published: October 14, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

1. Madhësia e hundës së një njeriu nuk është në përpjesëtim të drejtë me kualitetet e mendjes së tij. Një hundë e madhe mund t’i përkasë një njeriu me mendje të vogël, që nuk sheh dot përtej hundës së tij, pavarësisht se çfarë mendon ai vetë për mendjen që ka.

2. Ndërsa krekoset se është ai dhe vetëm ai që mund ta anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian, duket se mund të jetë pikërisht ai pengesa kryesore në këtë rrugë. Nëse e duam vërtet Shqipërinë në BE, na duhet një qeverisje me një kryeministër më njerëzor, më të përgjegjshëm, më të përulur ndaj qytetarëve të vendit të vet dhe më të vetëdijshëm se integrimi europian nuk është meritë personale e një individi të vetëm, por aspiratë dhe përpjekje e një kombi të tërë.

- Publicitet -

3. Në pushtet mund të të mbajnë ose punët e mira që ke bërë e bën dhe mbështetja që gëzon nga qytetarët, ose frika se, duke e humbur pushtetin, humbet edhe mbrojtjen nga përgjegjësia për punët jo të mira që ke bërë.

4. Kurrë nuk ka një fund të mirë ai që pushtetin e përdor si të ishte pronë e veta dhe nuk mban përgjegjësi e nuk jep llogari për mënyrën se si e ushtron atë.

5. Dorëheqja e një qeverie që ka humbur besimin e qytetarëve është një akt po aq demokratik sa edhe zgjedhjet e lira që e sollën atë në pushtet. Demokracia nuk është vetëm e drejta për të qeverisur, por edhe përgjegjësia për t’u larguar nga pushteti kur këtë nuk e mban dot në mënyrê legjitime.

Me pak fjalë, kryeministri nuk kupton se ai mund të ketë ende pushtet, por nuk ka më autoritet. Humbja e autoritetit politik është humbje e legjitimitetit për të ushtruar pushtetin në emër të qytetarëve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë nuk kupton kryeministri?
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • 4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor
  • Kaos në Tiranë, deri tani 7 të plagosur te Spitali i Traumës, 3 protestues dhe 4 efektivë. Përgënjeshtrohet lajmi për një student të vrarë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?